Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Përdorimi i shërbimeve celulare pësoi rënie në tremujorin e fundit 2022

09:07 17/03/2023
Reading Time: 3 min lexim

Përdorimi i shërbimeve celulare nga shqiptarët pësoi rënie në tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Të dhënat nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) treguan se përveç tendencës disavjeçare rënëse në trafikun e thirrjeve zanore dhe mesazheve të shkruara, tremujorin e kaluar pati një rënie edhe në volumin e internetit nga rrjetet celulare.

Statistikat tregojnë se trafiku i internetit nga rrjetet celulare pësoi rënie me 22% krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe me 3.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. AKEP vlerëson se çdo përdorues i telefonisë celulare shpenzoi mesatarisht 6.32 GB (gigabyte) internet në muaj, në rënie me 14.4% krahasuar me tremujorin e tretë dhe në rënie me 7% krahasuar me tremujorin e fundit të një viti më parë.

Edhe trafiku i thirrjeve zanore vijoi tendencën rënëse, me 8.4% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Përdorimi mesatar mujor zbriti në 150 minuta në muaj për çdo përdorues, në rënie vjetore me 13%. Edhe numri i mesazheve të shkruara pësoi rënie me 13% krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2021.

Ekspertët përgjithësisht e kanë shpjeguar rënien e përdorimit të thirrjeve dhe SMS-ve nga celulari me zhvendosjen e tyre drejt aplikacioneve OTT (over the top) të lidhura me internetin. E thënë ndryshe, thirrjet dhe mesazhet po përcillen më shumë nëpërmjet aplikacioneve, si whatsapp. Por, këtë tremujor, si rrallëherë, u shënua një rënie edhe në volumin e trafikut të internetit nga rrjetet celulare.

Tendencat negative demografike dhe rënia e numrit të popullsisë janë një faktor që potencialisht do të kenë një impakt negativ edhe në tregun e shërbimeve celulare, megjithëse është e vështirë të thuhet nëse ky faktor mund të ketë pasur ndonjë lloj ndikimi në krahasimet vjetore të shifrave.

Sidoqoftë, numri i përdoruesve të shërbimeve celulare (që në fakt matet si numër i kartave SIM/numrave celularë aktivë) pësoi rënie me 4.8% krahasuar me tremujorin e mëparshëm, por u rrit me 5.6% krahasuar me të njëjtën tremujor të një viti më parë. Një ndikim negativ në shifrat e përdoruesve dha sidomos operatori Albtelecom, që pati rënie të përdoruesve aktivë si me bazë tremujore, ashtu edhe me bazë vjetore. Në tremujorin e fundit, ky operator ishte në fazën e bashkimit ligjor me përthithje nga operatori tjetër, ONE, pasi të dy kompanitë u blenë vitin e kaluar nga grupi hungarez 4iG. Procesi i përthithjes nga ONE mund të jetë reflektuar negativisht në ecurinë e biznesit dhe shërbimit të Albtelecom, duke dhënë ndoshta edhe një ndikim në treguesit e tregut, përfshi këtu edhe ata të përdorimit të përgjithshëm të shërbimeve.

Nga fillimi i këtij viti, numri i operatorëve celularë në Shqipëri është reduktuar në dy, niveli më i ulët prej 15 vjetësh. Tregu tashmë është përqendruar në vetëm dy operatorë, Vodafone Albania dhe ONE Albania. Ky proces mund të ketë avantazhe në drejtim të rritjes së kapaciteteve investuese të operatorëve, por nga ana tjetër mund të sjellë një ulje të konkurrencës dhe rritje të çmimeve për përdoruesit e shërbimeve. Nevoja për investime do të nxitet më shumë nga kalimi i pritshëm në teknologjinë 5G. Pritet që AKEP të hapë këtë vit tenderin për frekuencat e para që do të shfrytëzohen për këtë teknologji./Revista Monitor

Të lidhura

“Shpërblimi elektoral për Noizyn”, Aktivisti: Po shkatërrohen 42,934 m² gjelbërim
Aktualitet

“Shpërblimi elektoral për Noizyn”, Aktivisti: Po shkatërrohen 42,934 m² gjelbërim

Aktivisti Andi Tepelena ka denoncuar publikisht atë që e cilëson si një tjetër shpërblim elektoral për Noizyn, në formën e...

09:32 13/05/2025
Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë
Aktualitet

Pezullohet QV në burgun ku votuan Veliaj, Koka e Beqaj, dalin 2 vota tepër

Në qendrën e votimit të ngritur në ambientet e burgut të Durrësit, ku ushtruan të drejtën e votës disa emra...

09:12 13/05/2025
Para
Bie industria në tremujorin e katërt 2022, ndërsa ndërtimi nuk ndalet

Bie industria në tremujorin e katërt 2022, ndërsa ndërtimi nuk ndalet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Shpërblimi elektoral për Noizyn”, Aktivisti: Po shkatërrohen 42,934 m² gjelbërim

“Shpërblimi elektoral për Noizyn”, Aktivisti: Po shkatërrohen 42,934 m² gjelbërim

09:32 13/05/2025
Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

Pezullohet QV në burgun ku votuan Veliaj, Koka e Beqaj, dalin 2 vota tepër

09:12 13/05/2025
Numërohen kutitë në Qarkun e Elbasanit, rezultatet

Numërohen kutitë në Qarkun e Elbasanit, rezultatet

09:06 13/05/2025
Ja ndarja e mandateve në Parlament me votat e numëruara deri tani

Qarku i Fierit/ Numërohen rreth 90% e kutive

09:00 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.