Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Përdhunimi i 15-vjeçares nga roja i shkollës, PD kërkon shkarkimin e Besa Shahinit

17:41 03/06/2020
Reading Time: 3 min lexim

Teksa ditët e fundit përdhunimi 15-vjeçares nga roja i shkollës në Babrru ka tronditur shoqërinë shqiptare, ministrja e Arsimit Besa Shahini është vënë në qendër të kritikave.

Shkak është bërë heshtja e saj mbi këtë ngjarje, duke nxitur vërshimin e një lumi komentesh negative, ku ka patur nga ata që kanë kërkuar dorëheqjen e saj.

Së fundmi, Partia Demokratike ka kërkuar shkarkimin Shahinit.

Ish-deputetja Albana Vokshi nëpërmjet një statusi në Facebook shkruan se Shahini nuk mund të fshihet pas shkarkimit të vonuar të drejtorit të shkollës.

Sipas Vokshit, ky nuk është rast i vetëm, pasi shkollat në të gjithë vendin, janë shndërruar në organizata të PS dhe lejojnë abuzimet me fëmijët, teksa ka përmendur rastet e fundit të skandaleve seksuale, duke thënë se janë vetëm maja e ajsbergut.

Ish-deputetja shprehet se Shahini nuk është distancuar nga dhuna ndaj vajzës dhe ia kaloi përgjegjësinë prindërve të vajzës.

Reagimi i plotë

Sistemi është kalbur nga militantizmi partiak. Shkarkimi i vonuar nuk është zgjidhje. Shumë e drejtë kërkesa e të rinjve sot për dorëheqjen e Besa Shahinit. Heshtja e saj për rastin e të miturës së përdhunuar dhe më pas të abuzuar në shkollë është abuzim për së dyti me vajzën. Besa Shahini nuk mund të fshihet pas shkarkimit kaq të vonuar të drejtorit të shkollës. Fatkeqësisht, nuk është rasti i vetëm që shkollat e shndërruara në organizata të Partisë Socialiste, fshehin dhe lejojnë abuzimet me fëmijët për të mos dëmtuar besueshmërinë e qeverisë dhe të partisë që i ka emëruar pa asnjë meritë. Vetëm vitin e fundit, në Kavajë një vajzë 14-vjeçare u abuzua seksualisht, u shantazhua me video intime nga 8 adoleshentë për një kohë të gjatë. Ministrja e Arsimit heshti. Drejtori i shkollës, drejtoria arsimore, policia heshtën dhe e fshehën krimin për shumë ditë. Reagimi shumë i vonuar i qeverisë ishte edhe më skandaloz “Ngjarje të tilla bëhen edhe filma”. Në Arapaj, Durrës një vajzë 8-vjeçare u mor me forcë, u lidh brenda në klasë dhe ngacmua brenda shkollës 9-vjeçare nga dy djem, njëri prej të cilëve djali i një funksionari të PS të zonës. Ministrja e Arsimit përsëri heshti, siç heshtën të gjitha institucionet arsimore dhe policia. Në Fier, një rrjet i tërë mësuesish dhe drejtuesish të shkollës “Jakov Xoxa”, fshehën abuzimin seksual të dy mësuesve me nxënëset e tyre të mitura. Të gjithë heshën në mbrojtje të abuzusve me vajzat, heshtën sepse drejtoresha militante socialiste e shkollës ishte bashkëshortja e njërit prej mësuesve abuzues. Në Delvinë, një mësues dhunoi seksualisht nxënësen 11 vjeçare në shkollën e fshatit Kalasë. Çfarë bëri qeveria e Edi Ramës dhe e Besa Shaninit? Mësuesi monstër u trasnferua nga një shkollë në tjetrën. Asnjë masë kundër tij, ndërkohë që raportohen edhe të paktën 3 raste të tjera abuzimi seksual me të mitura nga ana e tij. Në Tepelenë, një mësues 63 vjeçar u akuzua për ngacmime seksuale me të paktën dy nxënëse në shkollë. Këto janë vetëm rastet e denoncuara, por të gjithë e dimë se është vetëm maja e ajsbergut. Është vetëm ajo që duket nga një sistem i kalbur nga militantizmi dhe nga një shoqëri e ndrydhur dhe pa besim se abuzuesit e fëmijëve do të ndëshkohen.Sa fëmijë të tjerë abuzohen në shkolla që nuk kanë guxim apo druhen të flasin? Sa prindër heshtin që të mos njollosin fëmijët e tyre në publik, sepse në Shqipëri drejtësia nuk vihet në vend? Se shteti vihet në anën e të fortit, pedofilit, kriminelit, dhunuesit e përdhunuesit, duke i lënë fëmijët të pambrojtur në ambjentet që duhet të ishin më të sigurta. Besa #Shahini duhet të japë #dorëheqjen edhe për faktin se është treguar e pandjeshme ndaj rastit të 15 vjeçares së abuzuar. Ajo jo vetëm nuk është distancuar nga dhuna, por nga divani i shtëpisë, ia kaloi përgjegjësinë prindërve të vajzës. #Besa Shahini duhet të japë #dorëheqjen, sepse heshtja e saj dhe fshehja pas shkarkimit të një drejtori sjell viktima të tjera të abuzimit seksual në shkolla. Në një sistem të rrënuar e të shkatërruar arsimor nga qeveria ku bën pjesë, #dorëheqja është xhesti i fundit njerëzor që i ka mbetur Besa Shahinit…

Të tjera

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja
Aktualitet

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja

Në gjyqin që po zhvillohet në Bruksel ndaj Franc Çopjas, i konsideruar nga prokuroria federale si figura qendrore e klanit...

16:35 20/01/2026
Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite
Aktualitet

Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar s'dimë për të satën herë hapjen e një hetimi të thelluar ndaj Vodafone Albania dhe...

15:43 20/01/2026
Para

Lumi i Tiranës i vdekur! Ekspertët dhe banorët japin alarmin: Ikim me vrap nga plehrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja

16:35 20/01/2026
Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite

Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite

15:43 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, mjeku Neli Demi: U kalua vija e kuqe, ky është krim institucional

QSUT pa energji elektrike, mjeku Neli Demi: U kalua vija e kuqe, ky është krim institucional

12:31 20/01/2026
Humbi telefonin e kokainës, “bosi” shqiptar i pret gishtat e këmbës

Humbi telefonin e kokainës, “bosi” shqiptar i pret gishtat e këmbës

11:51 20/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.