Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Për ty Albana kam numrin 0900”, Vokshi përplaset me socialistët: Gjuhë seksiste në Kuvend

15:47 06/03/2026
Reading Time: 2 min lexim
“Për ty Albana kam numrin 0900”, Vokshi përplaset me socialistët: Gjuhë seksiste në Kuvend

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, reagoi pas incidentit të ndodhur një ditë më parë në Kuvend, ku kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, përdori ndaj saj shprehjen: “për ty Albana kam numrin 0900”.

Vokshi deklaroi se gjuha e përdorur ndaj saj ishte seksiste dhe theksoi se situata e krijuar e ka lënduar. Sipas saj, episodi nuk ishte i rastësishëm, por një shënjestrim i qëllimshëm politik ndaj opozitës dhe në veçanti ndaj grave deputete të saj.

Deputetja demokrate u shpreh se dhuna verbale dhe psikologjike nuk duhet të ketë vend në Parlament, ndërsa kritikoi edhe mënyrën se si kryetarja e Kuvendit menaxhoi situatën.

“Dhuna verbale dhe psikologjike nuk ka vend në Parlament. Nuk jam ndjerë e fyer nga ajo që u tha dje nga kryetari i grupit tuaj parlamentar, sepse njerëz me veprime si të tij e turpërojnë Parlamentin, por jam ndjerë e lënduar për mënyrën se si kryetarja e Kuvendit e menaxhoi situatën. Për mendimin tim, ajo e menaxhoi në mënyrë të turpshme dhe u vu re mungesa e distancimit edhe nga gratë deputete socialiste për gjuhën seksiste që u përdor në foltore”, u shpreh Vokshi gjatë mbledhjes së Komisionit të Jashtëm.

Ajo shtoi se është e bindur se sulmi ndaj saj kishte një prapavijë politike dhe synonte të godiste opozitën dhe gratë deputete të saj.

“Kam bindjen se shënjestrimi ishte politik dhe jo i rastësishëm. Ishte një sulm i qëllimshëm për të goditur opozitën dhe gratë deputete të opozitës”, theksoi ajo.

Në reagimin e saj, Vokshi komentoi edhe ndjesën e kërkuar nga Taulant Balla, duke e cilësuar atë si të pavërtetë dhe formale. Sipas saj, përfshirja e Bashkimit Evropian në deklaratën e Ballës ishte një përpjekje për të justifikuar situatën.

Deputetja demokrate deklaroi gjithashtu se gjatë viteve është përballur me presione, kërcënime dhe hetime, duke përfshirë edhe referime në SPAK për të dhe familjen e saj.

“Më kanë kërcënuar dhe shantazhuar mua dhe koleget e mia. Më kanë dërguar në SPAK mua dhe familjen time. Së fundmi më përjashtuan për tre muaj duke më hequr të drejtën e përfaqësimit. Pse? Sepse kërkova heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Ky është modeli i grave që ju u jepni qytetarëve”, deklaroi Vokshi.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri
Aktualitet

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën, ku pas më shumë se dy javësh kërkime...

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Para
Vrasja e studentes shqiptare në Itali/ Nëna e autorit kërkon falje në gjyq, nëna e Ilaria Sulës e refuzon: “Nuk ka justifikim”

Vrasja e studentes shqiptare në Itali/ Nëna e autorit kërkon falje në gjyq, nëna e Ilaria Sulës e refuzon: “Nuk ka justifikim”

Lajmet e fundit

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip