Skip to content
Kryesore

Pensionistët protestojnë para Kryeministrisë

· 1 min lexim

Pensionistë kanë nisur një protestë përpara Kryeministrisë, ku po kërkojnë rritjen e pensioneve të tyre, pas një indeksimi të fundit nga Qeveria.

Ata kanë shprehur pakënaqësi të mëdha dhe kërkojnë që t’u rritet vlera e pensionit në mënyrë të arsyeshme dhe jo thjesht me indeksim.

Teksa ata kanë deklaruar se nuk e përballojnë dot jetën me pensionet që marrin dhe se kanë punuar gjithë jetën për të ndërtuar vendin dhe sot marrin para që nuk iu dalin as për ilaçe.