Skip to content
Të Gjitha

PD, zgjedhje në Fier, ankesa ndaj Luan Baçit për transparencën

· 2 min lexim

Nis votimi i anëtarësisë së PD-së në Qarkun Fier të listës së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parlamentare të 25 prillit. Me parimin një anëtar një votë ta do të votohen 22 emra të propozuar.

Në listën me 22 emra dallohen dy bluza të bardha Roel Zoga, mjek neurolog dhe kardiologu Viktor Gjini, ndërkohë që rikandidon Luan Baçi ish-drejtues në këtë degë. Ndërsa, ish deputeti Enkelejd Aliabeaj, i cili ka kandiduar në Fier në zgjedhjet e kaluara, nuk është në mesin e emrave.

Basha ka rezervuar për të një vend në listën e Mallakastrës. Procesi i votimit ka filluar prej orës 10:00 dhe do të zgjasë deri në orën 18:00 pranë zyrave të degëve përkatëse.

Kandidatët për deputetë në degën e Fierit që votohen sot:

  1. Alban Zhapaj
  2. Alketa Lugaj
  3. Amarda Shanaj
  4. Anisa Zakaj
  5. Arbër Gurguri
  6. Ardian Fero
  7. Aurora Koroveshi
  8. Dritan Petova
  9. Edmond Plaka
  10. Endri Japuaj
  11. Enkeleda Veliu
  12. Ibrahim Morina
  13.  Ilir Bele
  14. Ledio Kastrati
  15. Leonard Feleqi
  16. Lorenc Hoxha
  17. Luan Baçi
  18. Luljeta Seiko
  19. Neshet Driza
  20. Roel Zoga
  21. Suzana Numani
  22. Viktor Gjini

Lidhur me manipulime të mundshme të procesit, dje ka pasur një deklaratë nga Zamira Memica, e cila ka akuzuar ish kreun e PD-së në Fier, Luan Bacin, se ka dërguar në simpatizantët e tij lista me emrat e preferuar.

/Gazeta Reforma/