Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

PD përgënjeshtron Veliajn për shtesën e Lulzim Bashës, por dokumenti i ILDKP-së e nxjerr bllof

13:06 22/12/2018
Reading Time: 2 min lexim

Pas akuzave të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ndaj Lulzim Bashës se ky i fundit i kishte dhënë vetes një leje për shtesë në katin e 13-të të pallatit ku banon dhe madje nuk kishte paguar as taksën, ka reaguar Partia Demokratike. Në një njoftim për mediat, selia blu deklaron se në fakt këto akuza të vjetra janë thjesht një tentativë e Ramës dhe Veliajt për të hequr vëmendjen nga çështja e Unazës së Madhe dhe se në fakt Basha nuk e ka bërë kurrë shtesën në fjalë pasi leja e ndërtimit skadoi.

Deklarata e plotë

Të tërbuar nga zbulimi i pazareve miliona euroshe tek Unaza e Re, propaganda e Edi Ramës dhe Erion Veliajt po rihedh në treg akuzat e vjetra dhe bajate se Lulzim Basha ka ndërtuar një kat shtesë në kohën kur ishte Kryetar Bashkie. Për apartamentin e blerë që në vitin 2003, kohë përpara se të hynte në politikë, faktet janë këto:

  1. Lulzim Basha nuk ka ndërtuar asnjë kat shtesë.
  2. Para firmosjes së lejes së ndërtimit, Lulzim Basha ka marrë nga ILDKP aprovimin me shkresë zyrtare se nuk është në konflikt interesi.
  3. Leja e ndërtimit skadoi pa u përdorur kurrë.

Vala e sulmeve me shpifje të shëmtuara dhe akuza të vjetra bëhet për të mbuluar superskandalin e Unazës së Re dhe superskandalin e devijimit të Lumit të Lanës për t’i hapur rrugë pastrimit të parave nëpërmjet trafikantit ndërkombëtar të drogës, Edmond Bego.

Çifti më i korruptuar i politikanëve në Europë, Edi Rama dhe Erion Veliaj, kanë firmat e tyre në ndryshimin e Planit Urbanistik për të devijuar Lumin e Lanës në favor të krimit të organizuar. Kohës së përdorimit të kryeqytetit si lavatriçe e pastrimit të parave të pista po i vjen fundi!”

Por sakaq, një dokument i ILDKP-së i siguruar nga “tiranapost.al” tregon se pretendimet e PD-së për aprovimin e lejes nga ky institucion janë të pavërteta dhe se bëhet fjalë për një konflikt interesi.

ILDKP i kujton ish-kryebashkiakut Lulzim Basha se është në konflikt të hapur të interesit, duke qenë se leja që ai do të jepte ishte për veten e tij. Ky institucion i ka bërë me dije Bashës nenin 37 të Ligjit Nr.9367, date 07.04.2005, i ndryshuar, ku janë përcaktuar mënyrat bazë të parandalimit, trajtimit dhe të zgjidhjes së konfliktit të interesit për zyrtarët që ushtrojnë funksione publike.

Gjithashtu, ILDKP i ka kujtuar Bashës edhe nenin 37 të Kodit të Procedurave Administrative ku përcaktohen llojet e interesave private që bëhen shkak për lindjen e një konflikti interesi dhe ndalimi i pjesëmarrjes në një vendimmarrje publike ku ekziston interesi privat.

“Asnjë punonjës i organeve të administratës nuk mund të marrë pjesë në një proces vendimmarrës administrate apo në një lidhje kontrate ku administrata që ai përfaqëson është palë në rastet kur punonjësi ka ose dyshohet të ketë kushtet e mëposhtme:

  1. a) ka një interes personal direkt apo indirekt në çështjen në fjalë;
  2. b) bashkëshorti apo bashkëjetuesi ose të afërmit e tij deri në shkallë të dytë kanë një interes direkt apo indirekt në çështjen në fjalë.”

Të lidhura

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

Gjendet e pajetë 65-vjeçarja në Shkodër, çfarë dyshohet

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në fshatin Bardhaj, ku një 65-vjeçare është gjetur pa shenja jete në oborrin e...

11:54 13/05/2025
Publikohet rezultati i numërimit në Korçë
Aktualitet

Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Qarkun e Korçës, ku Partia Socialiste ka dalë fituese me 54.33% të...

11:39 13/05/2025
Para

31-vjeçarja shqiptare zhduket në Greqi: Autoritetet në alarm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Gjendet e pajetë 65-vjeçarja në Shkodër, çfarë dyshohet

11:54 13/05/2025
Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

11:39 13/05/2025
Flakët shkrumbojnë banesën në Korçë, një shtetase përfundon në spital

Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Lezhë, detaje

11:22 13/05/2025
Dështon tentativa e 11 për konstituimin e Parlamentit të Kosovës

Ngërç politik! Dështon për herë të 15-të përpjekja për konstituimin e Kuvendit!

11:01 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.