Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pazari me shëndetin

22:52 26/03/2025
Reading Time: 3 min lexim

Nga Sonila Meço

E vetmja gjë, që ende nuk e tres dot me gjithë sforcimin e jashtëzakonshëm për të mirkuptuar njeriun e nënshtruar autokracisë është pranimi i abuzimit me jetën dhe shëndetin e tij dhe të shtrenjtëve të vet nga pushteti.

Ka dy vite Osman Stafa, që u është bërë “kishë” për t’u falur gjithë hallemëdhenjve me shëndetin dhe të nëpërkëmburve nga sistemi i shëndetësisë “falas”; ka dhjetra padi të depozituara në SPAK nga opozita për vrasjet “me dashje” nga sistemi e me emra konkretë; dëgjoj e dëshmoj çdo ditë si gazetare e njeri tmerrin e familjeve shqiptare në përballjen me sëmundje gjithnjë në rritje dhe shërbimin e munguar në aparatura, laboratorë, barna, me gjithë stërmundimin e mjekëve të ndershëm e punëmbaruar, teksa shtohen malet e borxheve për trajtime jashtë vendi a në klinika private.

Siç shoh të tjerë, me sëmundje e patologji, që nuk përzgjedhin statuset e njerëzve, që të paktën ia dalin të paguajnë pa zor trajtimet në klinikat më të mira të botës, ndërsa bashkatdhetarët e vet kthehen me pacientin me vete në shtëpi, sepse spitali publik nuk ka si ta zgjidhë hallin e fondeve të munguara, që i gëzojnë një grusht të pashpirtësh, që bëjnë biznes mbi trupin e shëndetin e fëmijëve e të shtrenjtëve të shqiptarëve.

19 milionë euro i merr në vit sterilizimi, ndërsa me 16 milionë euro mund të pajiseshin gjithë spitalet me aparatura diagnostikuese të sëmundjeve të rënda. Me 20 milionë euro tereziset onkologjiku për mos ta lënë në dorë të “llotarisë” se si do shpërndahen 18 doza kemio për 32 gra. Kur trefishin e kësaj vlere e gëlltiti 5D, 200 fishin inceneratori, që nuk ekziston.

Dhe mbi të gjitha, kur po shqiptari i gjorë paguan edhe shkakun e sëmundjeve të veta, përfshi ato terminale, që nga ndërtimet, ndotja e plehrat e pasistemuara, barnat e skaduara, ushqimet e pakontrolluara, importet e moskundit dhe mbetjet toksike, që helmojnë tokë, ajër e ujra. 

Pra sot ne financojmë vdekjen dhe lëngimin tonë, duke lejuar autokracinë të na ngopë me propagandë e tallava. 

Dhe patjetër, me refrenin absurd “fajin e ka opozita”…po mirë e pyetët SPAK-un ç’po bën me denoncimet emër për emër e provë më provë, që i bën kjo opozitë “e lodhur”? Apo t’i biem një herë opozitës, që pasi iu bë e pabëra me ndihmë edhe ndërkombëtare, arriti të mbijetoje e të nxjerrë edhe program për shëndetësinë me zgjidhje konkrete fondesh e infrastrukture?! Apo më mirë fare, i fusim një “këta të opozitës” nuk janë kurrkund dhe le të vijojmë me këta “vrasësit” e vërtetuar derisa mos ketë mbetur më as popull….

Opozitë sot nuk është vetëm një parti, opozita sot është filozofia më elementare: do vijosh të financosh me mundin tënd e fatin e fëmijëve të tu “vdekjen”, “ikjen” e “rrënimin”, apo do t’i japësh fund degradimit. Atij degradimi, që e përthith po njëlloj me të njëjtin ajër, ujë e energji që ndajmë së bashku, sado afër pushtetit, privilegjit e statusit, sado larg tyre.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë
Aktualitet

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj protestave kundër projektit në Zvërnec, duke akuzuar protestuesit se po refuzojnë faktet dhe...

15:03 18/06/2026
Rama ndez tensionet në Bruksel me Marta Kos, zyrtarët europianë: Na kërcënoi, sillet si bullizues dhe duhet të largohet, i thoni qytetarëve të vazhdojnë protestat
Aktualitet

Rama ndez tensionet në Bruksel me Marta Kos, zyrtarët europianë: Na kërcënoi, sillet si bullizues dhe duhet të largohet, i thoni qytetarëve të vazhdojnë protestat

Deklarata e komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, për projektin në Zvërnec ka hapur një tjetër front diskutimi rreth qeverisë shqiptare....

14:25 18/06/2026
Para
Horoskopi sot, 8 Maj 2024

Horoskopi sot: 27 Mars 2025

Lajmet e fundit

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

15:03 18/06/2026
Rama ndez tensionet në Bruksel me Marta Kos, zyrtarët europianë: Na kërcënoi, sillet si bullizues dhe duhet të largohet, i thoni qytetarëve të vazhdojnë protestat

Rama ndez tensionet në Bruksel me Marta Kos, zyrtarët europianë: Na kërcënoi, sillet si bullizues dhe duhet të largohet, i thoni qytetarëve të vazhdojnë protestat

14:25 18/06/2026
Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

13:44 18/06/2026
Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

12:37 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip