Skip to content
Rajoni

Patriarku Irinej provokon sërish shqiptarët, e quan Kosovën “Serbi të vjetër”

· 1 min lexim

Patriarku i Kishës Ortodokse serbe, Irenej, ka provokuar sërish me deklaratat kundër shqiptarëve.

Gjatë urimit për Krishtlindjet ortodokse, Irinej e quajti Kosovën, Serbi të vjetër.

Ai iu drejtua besimtarëve nëpërmjet një letre.

“Besimi Ortodoks duhet të ruhet dhe të ruhet me çdo kusht, dhe ne nuk duhet të harrojmë Serbinë e Vjetër, Kosovën dhe viktimat e vendeve të tjera të ekzekutimit”, thuhej në letrën e Irinej.

Kjo nuk është hera e parë që patriarku Irinej provokon me mesazhe nacionaliste.

Kujtojmë këtu se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç anuloi vizitën në komunitetin serb në Mal të Zi, pas konsultimit me Irinej.

Shkak u bënë trazirat në Beograd, ku u sulmua ambasada malazeze.

Tensionet mes Malit të Zi dhe Serbisë, nisën pas miratimit të ligjit për komunitetet fetare nga Parlamenti i Podgoricës.