Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pastrimi i kryeqytetit/ Bashkia e Tiranës tender 23 mln euro, ja për sa zona…

17:43 03/12/2020
Reading Time: 3 min lexim

Tirana është qyteti më i madh i vendit por njëkohësisht edhe më i ndoturi, duke shkaktuar ndotjen dhe sasinë e plehrave më të madhe se çdo bashki tjetër në vend, kjo për shkak të numrit të madh të popullsisë.

Me gjithë punën që bëhet për pastrimin e saj, Tirana, përsëri mbetet një qytet i papastër dhe ndotjes urbane i shtohen edhe ndotja e ajrit nga automjetet, ajo akustike dhe zaptimi i hapsirave të gjelbra që zvogëlohen nga dita në ditë prej betonizimit.

Por këto ditë kur problem është bërë edhe pandemia e koronavirusit dhe kur Tirana edhe për shkak të ndotjes së madhe ka numrin më të lartë të të infektuarve në vend, Bashkia e Tiranës, ka hapur të mërkurën e kësaj jave, një tender të ri pastrimi për disa pjesë të qytetit.

Ky tender ka një vlerë 2.7 miliardë lekë apo rreth 23 milionë euro, që ka si objekt të tij kontraktimin e kompanive që do të bëjnë pastrimin e kryeqytetit për tre vjet.

Në dokumentet që shoqërojnë këtë procedurë bëhet me dije se katër do të jenë lotët e kësaj kontrate që i përkojnë katër zonave në të cilat është ndarë kryeqyteti.

“Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: Afati maksimal i realizimit të shërbimit do të jetë 3-vjeçar. Operatorët ekonomik të shpallur fitues (për secilin Lot) do të rinovojnë kontratat objekt të kësaj Marrëveshje Kuadër çdo 1 (një) vit”,- thuhet në dokument.

Kompanive ju kërkohet që të paraqesin bilancet e tre viteve të fundit, kopje të deklarimit të xhirove dhe vërtetim të shlyerjes së taksave vendore. Po kështu lidhur me punësimin kërkohet që të jenë të paktën 200 të punësuar secila prej tyre.

Lidhur me pajisje, kompanitë duhet të kenë makina teknologjike transportuese, me ngarkim fundor ose anësor, me kapacitet mbajtës 10-12 ton, jo më pak se 7 (shtatë) copë “Makinë teknologjike transportuese, me ngarkim fundor ose anësor, me kapacitet mbajtës jo më pak se 5-7 ton, raport kompaktimi 1:4 – 1:6, i vitit të prodhimit jo më poshtë se 2010, jo më pak 4 (katër) copë; Makine transportuese të kontenierëve me platformë ngarkimi nga pas, për të mundësuar ngarkimin dhe shkarkimin e kontenierëve pa sjellë dëmtimin e tyre, i vitit të prodhimit jo më poshtë se 2010, jo më pak se 1 (një) copë” e një sërë specifikimesh te tjera për makineritë.

Operatori ekonomik duhet të disponojë gjithashtu 1070 copë kontenierë.

Disponueshmëria e tyre duhet të vërtetohet me dokumentacion. Afati për dorëzimin e ofertave është data 18 janar.

Në shkurt të këtij viti, Bashkia e Tiranës rriti tarifat e pastrimit për bizneset. Sipas faturave që bizneset bënë publike në atë kohë tarifa vjetore e pastrimit është 85,100 lekë, nga 74 mijë lekë që ishte në vitet e mëparshme (shiko faturën në fund), me një rritje prej 15%, për disa kategori të tjera (biznesi i vogël me xhiro nga 2-8 milion lekë) rritja është nga 10 mijë në 11,500 lekë, po me rritje 15%.

Rritja është më e lartë në përqindje për bizneset e vogla, me xhiro nga 0-2 milion lekë në vit. Për këtë kategori, tarifa është rritur me rreth 64%, nga 3,500 lekë në 5,750 lekë. Vetëm për disa kategori si shërbimet e fotokopjimit, sallonet e bukurisë, agjencitë valutore, transport etj, tarifa e pastrimit është 4 mijë lekë.

/Burimi: Monitor.al/Përshtati: GazetaReforma.com/

Etiketa: bashkiakryeqytetipastrimiTirane

Të tjera

Ndërprerje totale e energjisë në “Air Albania”, Vllaznia fiton ndaj Dinamos pas 40 minutash kaos
Aktualitet

Ndërprerje totale e energjisë në “Air Albania”, Vllaznia fiton ndaj Dinamos pas 40 minutash kaos

Fitorja 2–0 e Vllaznisë ndaj Dinamos në stadiumin “Air Albania” u shoqërua nga një problem serioz organizativ, pas ndërprerjes së plotë...

23:32 19/01/2026
Letra e Trump, një mashtrim që zgjati vetëm 48 orë
Kryesore

Letra e Trump, një mashtrim që zgjati vetëm 48 orë

Nga Andi Bushati Për pak orë fërkum sytë duke kujtuar se po rishikonim të njëjtin film, me të njëjtin protagonist,...

20:43 19/01/2026
Para

Draft rezoluta e parlamentit Evropian, Greqia fut kufirin detar me Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërprerje totale e energjisë në “Air Albania”, Vllaznia fiton ndaj Dinamos pas 40 minutash kaos

Ndërprerje totale e energjisë në “Air Albania”, Vllaznia fiton ndaj Dinamos pas 40 minutash kaos

23:32 19/01/2026
Letra e Trump, një mashtrim që zgjati vetëm 48 orë

Letra e Trump, një mashtrim që zgjati vetëm 48 orë

20:43 19/01/2026
Eksportet në rënie për të tretin vit radhazi, euro po i mbyt prodhuesit

Eksportet në rënie për të tretin vit radhazi, euro po i mbyt prodhuesit

20:28 19/01/2026
Boom i makinave elektrike në Shqipëri, rekord regjistrimesh në 2025

Boom i makinave elektrike në Shqipëri, rekord regjistrimesh në 2025

20:10 19/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.