Skip to content
Të Gjitha

Pasditen e sotme parashikohen rrebeshe, rrezik përmbytje në disa zona

· 2 min lexim

Dita e sotme ka nisur me vranësira të lehta dhe temperatura optimale, por pritet një përkeqësim i motit gjatë pasdites, ku i gjithë vendi do të pushtohet nga reshje të dendura shiu.

Parashikohen rrebeshe shiu në pjesën më trë madhe të vendit, por reshje dëbore do ketë në zonat e kthjella malore. Ndersa mesdita dhe pasditja sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që herë pas here të kemi intervale me kthjellime.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga  -2°C  deri në 13°C.

Sipas Meteoalb në zona të caktuara siç janë veri-perëndimi dhe jug-lindja këto reshje pritet të jenë në formën e rrebesheve të shiut duke rrezikuar të shkaktojnë edhe përmbytje.

Reshjet e dendura nisin rreth orës 15:00 dhe do të zgjasë deri në mbrëmjen vonë.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 50km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë.

Rajoni dhe Europa: Një sistem i dendur varnësirash  frontale ka përfshirë Europën perëndimore dhe qëndrore duke sjellë reshje të dendura shiu e dëbore. Po ashtu gjithë Jugu dhe Lindja e europës mbeten me reshje shiu e dëbore. Ndërsa mot të kthjellët do kenë vendet Nordike. /Gazetareforma.com/