Edhe studentët e Shkodrës, i janë bashkuar atyre të Tiranës dhe të Durrësit, duke bojkotuar mësimin në auditorët e tyre.
Studentët e ‘Luigj Gurakuqit’ kanë kërkuar uljen nga 30 në 25 kredite për kalimin nga viti i dytë në të tretin si dhe shkarkimin e Këshillit Studentor.
Sipas të rinjve, Këshilli nuk u përfshi në dinamikën e zhvillimeve që pati protesta studentore, duke mos qenë krah tyre në këto ditë.
Studentët shprehet të vendosur të vijojnë protestat dhe bojkotin për sa kohë sipas tyre qeveria qëndron indiferente dhe nuk plotëson kërkesat e parashtruara që në ditët e para të protestës.
Pak më parë, edhe studentët e Durrësit njoftuan ngujimin e tyre në Fakultete, njëlloj si ata të Tiranës.