Skip to content
Showbiz

Pas operimit, Bora rikthehet në “Për’puthen” dhe përlotet nga surpriza e konkurrentëve (video)

· 2 min lexim

Prezantuesja e programit të dashurisë “Për’puthen” , Bora Zemani, është rikthyer sot pas një problemi shëndetësor.

Ajo u operua nga apendesiti dhe e prezantoi emisionin ulur.

“U desh të kaloja një ndërhyrje kirurgjikale, jemi prapë bashkë në “Për’puthen” për të përjetuar emocione të bukura. “,- tha ajo.

Më pas Albi dhe Bruno i çojnë tortë për ditëlindjen e djalit të saj Arborit dhe Bora u përlot.
Ajo tha se nuk ishte gati për të përballuar këto emocione.

 

Ditën e djeshme, djali i saj Arbori, mbushi 7 vjeç dhe Bora i shkroi dedikimin e ëmbël duke ndarë kujtime të të dyve bashkë.

“Nje pike nga kujtimet tona…
Je gjithcka per mua dashuri! Mami uron qe edhe ne 100 vitet e ardhme te jesh nje djale i dashur, i mençur e qe percjelle vetem energji pozitive tek njerezit qe te kane afer.

Ps: Te dua edhe kur na prishen planet e festes 🙈 dhe ti si nje djale i rritur kupton cdo gje 🥰
Do e shtyjme vetem paaak fare 🥰

 

Bora e ka treguar gjithmonë marrëdhënien e veçantë që ka me të voglin e saj.

Kujtojmë se ka qenë Olsa Muhameti, autorja e “Për’puthen” e cila na tregoi se Bora është mirë pas një ndërhyrjeje që ka pasur. Ajo gjithashtu tregoi se Bora do të jetë prezente në puntatën e nesërme të programit të dashurisë.

“Erdha ta konfirmoj vetë që Bora është mirë pas ndërhyrjes dhe 100% do të jetë nesër në ”Për’puthen”.
“Jam, jam”,- u përgjigj Bora.
“Si lule je dhe e sëmurë”,- i thotë kolegia e saj autorja dhe gazetarja Olsa Muhameti.