Flota detare ruse ka pësuar një goditje tjetër të rëndë, pas fundosjes së luftanijes “Moskva” ka humbur një nga oficerët më të lartë.
Bëhet me dije se ditën e sotme, 18 prill ka ndërruar jetë komandanti i anijes ruse “Caesar Kunikov”, Aleksandër Çirva.
Lajmin e ka bërë të ditur në Telegram guvernatori i Sevastopolit, Mikhail Razvozhayev.
Kapiteni i anijes e cila është pjesë e brigadës së 197-të zbarkuese të Flotës ruse në Detin e zi vdiq nga plagët e mara pas sulmit të ukrainasve më 24 mars.
Gjithashtu se në këtë datë u shkatërruar një anije tjetër, Sratov.
“Guximi, profesionalizmi dhe përvoja e tij shpëtuan jetën e anëtarëve të ekuipazhit. Ne do ta kujtojmë gjithmonë”, tha Razvozhayev.
Chirva, ka lindur në Sevastopol dhe kishte luftuar në 2015 dhe 2016 në Siri.
Kujtojmë se të dy vendet Rusia dhe Ukraina kanë rrënjë të përbashkëta në shtetin sllavo-lindor Perandoria Kiev, ndaj presidenti i Rusisë Valdimir Putin sot preferon të bëjë fjalë për “një popull”. Në të vërtetë rrugët e të dy kombeve prej shekujsh kanë qenë të ndara, u krijuan dy gjuhë dhe dy kultura – ngushtësisht të familjarizuara e megjithatë të ndryshme. Ndërsa Rusia politikisht u zhvillua në perandori, Ukraina nuk ia doli që të ndërtojë shtetin e vet. Në shekullin e 17 territore të mëdha të Ukrainës së sotme ishin pjesë e perandorisë ruse. Pas shpërbërjes së saj më 1917 Ukraina për një kohë të shkurtër u bë e pavarur, derisa Rusia sovjetike e ripushtoi atë ushtarakisht.