Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pas Becchettit, Shqipërisë i sekuestrohen pasuritë edhe në SHBA: kërkesa e Omni Bridgeway

12:08 23/08/2025
Reading Time: 2 min lexim

Pas rastit Becchetti me 130 milionë euro, Shqipëria përballet me një tjetër kërcënim të rëndë për konfiskimin e pasurive. Kompania ndërkombëtare e financimit të proceseve gjyqësore, Omni Bridgeway, i ka kërkuar një gjykate federale në Uashington që të autorizojë sekuestrimin e aseteve shqiptare, për të zbatuar një vendim arbitrazhi prej rreth 13 milionë dollarësh që qeveria shqiptare ka refuzuar të paguajë prej vitesh.

Çështja lidhet me kompaninë GBC Oil Co. Ltd, të regjistruar në Ishujt Kayman dhe e zotëruar nga biznesmenët shqiptarë Naim Kasa dhe Kreshnik Greza, si dhe amerikani Mark Crawford, ish-kryetar i Dhomës Amerikane të Tregtisë. GBC fitoi një vendim arbitrazhi prej 12.7 milionë dollarësh kundër Shqipërisë në vitin 2020 nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Zyrih. Vendimi u konfirmua në shkurt 2025 nga një gjykatë federale në Uashington.

“Kanë kaluar mbi gjashtë muaj që kur gjykatësja e distriktit Loren L. AliKhan konfirmoi vendimin dhe mbi tre muaj e gjysmë që kur ai iu dorëzua zyrtarisht Shqipërisë,” deklaroi Omni Bridgeway, duke theksuar se Ministria e Drejtësisë shqiptare nuk ka dhënë asnjë përgjigje. “Është koha që gjykata të na lejojë të fillojmë sekuestrimin e aseteve të Shqipërisë,” vijon kërkesa e kompanisë.

Në shkresën drejtuar gjykatës thuhet se qeveria shqiptare nuk ka përmbushur asnjë pjesë të vendimit, nuk ka marrë asnjë hap drejt ekzekutimit dhe nuk ka shpallur ndonjë plan apo ligj për të lehtësuar pagesën.

Historia e konfliktit daton që nga viti 2007, kur qeveria shqiptare i dha licencën për katër vendburime nafte kompanisë Stream Oil and Gas. Në vitin 2008, pas rritjes së rentës minerare në 10 për qind, kompania nisi të akumulonte borxhe ndaj shtetit shqiptar. Në vitin 2014, Stream Oil u ble nga biznesmeni amerikan Mitchell Malone, por pas dy vitesh u shiti asetet te GBC Oil.

Në vitin 2017, pas mosshlyerjes së borxheve dhe detyrimeve koncesionare, shteti shqiptar vendosi të rishtetëzonte vendburimet, duke nxitur GBC Oil të kërkojë arbitrazh ndërkombëtar. Kompania pretendoi 110 milionë dollarë dëmshpërblim, por gjykata në Zyrih i dha vetëm 12.7 milionë dollarë. Fillimisht qeveria shqiptare e raportoi çështjen si fitore, por kontraktimi i Omni Bridgeway nga GBC e solli sërish në qendër të vëmendjes.

Në korrik 2023, Omni hapi proces gjyqësor në Uashington për njohjen e vendimit. Në shkurt 2025, gjykata federale i dha të drejtë dhe tashmë kompania kërkon konfiskimin e pasurive të Shqipërisë në SHBA, ashtu si ndodhi më herët me asetet e Albcontrol, të sekuestruara në procesin e biznesmenit italian Francesco Becchetti.

Çështja mban numrin 1:23-cv-01938 dhe po shqyrtohet në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së për Distriktin e Kolumbias, me palë të paditur Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë.

Të tjera

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët
Aktualitet

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Ndërsa qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me rritje të pandalshme të çmimeve të karburanteve, reagimi i qeverisë shqiptare mbetet në...

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”
Aktualitet

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

Rrugica që lidh bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit është sot thuajse e boshatisur. Prej 15 vitesh, banorët jetojnë...

13:45 19/03/2026
Para
BIRN: Bullizimi i Ramës ndaj gjyqësorit minon besimin te shteti i së drejtës

BIRN: Bullizimi i Ramës ndaj gjyqësorit minon besimin te shteti i së drejtës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

13:45 19/03/2026
Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

13:27 19/03/2026
Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

12:58 19/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.