Skip to content
Aktualitet

Pas 5 ditësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i minatorit në Bulqizë

· 2 min lexim

Është gjetur pas pesë ditësh kërkime trupi i pajetë i minatorit Muharrem Plaku në Bulqizë. Mësohet se trupi i tij është gjetur në hapësirën e galerisë në një distancë rreth 450 metra në thellësi, i cili ishte i zënë poshtë nga materiali i shembur.

Kujtojmë se ngjarja u raportua rreth orës 12.00 të së mërkurës, kur pas shembjes së mineraleve, Murahrrem Plaku mbeti i bllokuar brenda minierës. Grupi i avarisë vijoi kërkimet të cilat rezultuan pa rezultat për pesë ditë. Familjarët dhe kolegët e tij pritën me ankth dita ditës, por për fat të keq, nuk qe e mundur që Plaku të nxirrej i gjallë.

Ngjarja ndodhi në një galeri  të subjektit “KADURTEX”, në pronësi të vëllezërve Myfit dhe Kapllan Duriçi, ky i fundit ishte edhe administrator i kompanisë.

Mësohet se trupi i pajetë i 61-vjeccarit Muharrem Plaku u gjet sot në orët e para të mëngjesit. Trupi i pajetë i minatorit është transportuar në morgun e spitalit të Bulqizës.

Kujtojmë se minatori ishte bllokuar në një galeri, pas shembjes së dherave. Për gjetjen e trupit të tij ishte angazhuar një grup kërkim-shpëtimi dhe forca të tjera të emergjencës po nuk ishte bërë i mundur të nxirrnin të gjallë trupin e miniatorit Muharrem Plaku.