Pas më shumë se dhjetë ditësh kërkimesh, 70-vjeçari Jashar Spaho, i shpallur i zhdukur që prej 28 qershorit, është gjetur i pajetë në lumin Devoll, në një segment mes fshatrave Tren dhe Bitinckë.
Rrethanat e vdekjes mbeten ende të paqarta. Policia ka nisur hetimet dhe po punon mbi dy pista kryesore, mundësinë e një aksidenti, ku i moshuari mund të ketë rënë në lumë, si dhe pistën e vetëvrasjes.
Trupi i pajetë është dërguar në morg, ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Sipas dëshmive të familjarëve, Spaho nuk kishte probleme të shëndetit mendor, por kohët e fundit ishte dukshëm i shqetësuar për vëllanë e tij të sëmurë.