Skip to content
Politikë

Partia e Lirisë protestë para SPAK

· 1 min lexim

Për pak minuta pritet të nisë protesta e thirrur nga Partia e Lirisë para Prokurorisë së Posaçme.

Ndërkohë para nisjes së tubimit, forcat policore kanë rrethuar godinën e SPAK.

Ka qenë Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ka bërë thirrje nga qelia e burgut për organizimin e protestave periodike përpara SPAK.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, deklaroi dy javë më parë se këto protesta zhvillohen edhe kundër “rrëmbimit politik” të Metës.