Skip to content
Politikë

Partia e Lirisë protestë para SPAK/ Gazetarja: Në tubim dhe Genc Gjokutaj

· 1 min lexim

Partia e Lirisë do të mbajë një protestë përpara Strukturës së Posaçme, duke kundërshtuar hetimin ndaj kreut të saj, Ilir Meta.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për News 24 se avokati i Metës, Genc Gjokutaj, do të jetë i pranishëm në protestë dhe pritet të depozitojë një kallëzim penal ndaj policëve që prangosën presidentin e PL.

Në protestë do të lexohet një mesazh nga Meta, ndërsa mbështetësit e tij kundërshtojnë hetimin që po zhvillohet ndaj tij. Deputetja Monika Kryemadhi nuk do të marrë pjesë në protestë.