Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Parcela kanabisi kudo në media, Policia e Lleshajt justifikohet: Janë pamje arkivë

20:06 09/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Prej ditësh, në media po publikohen pamje nga parcelat e kanabisit, ku shihet një prodhim i bollshëm i kanabisit në vend, pavarësisht se Policia dhe ministri Sandër Lleshaj shprehen se këtë vit nuk ka parcela masive me kanabis.

Për këtë, Policia e Shtetit është angazhuar për të përgënjeshtruar këto pamje, ku shprehet se ato janë të vjetra, dhe mediat nuk i cilësojnë se të kujt viti janë.

Për të mbuluar dështimin e vet, policia e Lleshajt merret me mediat dhe me gazetarët, ndërkohë që kultivuesit dhe trafikantët vijojnë të pashqetësuar rritjen e parcelave.

NJOFTIMI I POLICISË

“Ditët e fundit, është vënë re një aktivizim i pakuptueshëm i disa individëve dhe mediave të caktuara për të krijuar një alarm të pajustifikuar për kultivimin e kanabisit në vend.

Insistimi për të përhapur opinione të pambështetura në realitet, artikulimi i konkluzioneve krejt arbitrare dhe mungesa e çfarëdo fakti apo treguesi objektiv është synuar të mbulohet nga bombardimi i opinionit publik me imazhe filmike të viteve të kaluara.

Në kapërcim të çdo standardi etik dhe profesional, komentet në disa panele televizive janë “ilustruar” me pamje të parcelave masive të mbjella me kanabis të nxjerra nga arkivat e mediave, pa asnjë shënim, duke tentuar kështu që në rrugë spekulative të përcillen mesazhe të rreme tek opinioni publik

Aq e dukshme është kjo sa mjafton të shihen uniformat e punonjësve të Policisë në këto materiale filmike, për të kuptuar se bëhet fjalë për një periudhë kur Policia kishte uniforma dhe simbole të tjera nga ato që ka sot.

Në të njëjtën kohë, disa protagonistë të këtyre insinuatave nuk kanë treguar asnjë lloj gatishmërie për të ndarë informacion me Policinë e Shtetit lidhur me faktet kriminale të pretenduara, duke penguar kështu hapur përpjekjet për goditjen e veprimtarisë kriminale. Hezitimi për të ndarë informacion me Policinë e Shtetit e rrit edhe më shumë dyshimin për vërtetësinë e pretendimeve të bëra publike.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë edhe me partnerët e saj ndërkombëtarë është e përfshirë në një angazhim shumë serioz për të vijuar goditjen ndaj tentativave për kultivimin e kanabisit në vend.

Në bazë të të dhënave dhe fakteve të administruara nga Policia e Shtetit, rezulton se viti 2020 është një tjetër vit i thellimit të suksesit në luftën kundër kultivimit të kanabisit.

Niveli i kontrollit të territorit gjatë vitit 2020 është rritur ndjeshëm falë edhe kapaciteteve të shtuara të Policisë dhe atyre të vëna në dispozicion nga partnerët.

Në të njëjtën kohë, niveli i goditjes ligjore kundër tentativave kriminale në këtë fushë ka qenë shumë i fuqishëm. Kjo ka bërë që sasia e kanabisit të hedhur në tregun kriminal në vend të arrijnë në nivele shumë të ulëta, ndërkohë që sasia e kapur në vendet fqinje, që kanë qenë tradicionalisht destinacione për këtë veprimtari kriminale, ka arritur në nivelet më të ulëta historike të regjistruara.

Këto arritje të padiskutueshme të Policisë së Shtetit e kanë gjetur pasqyrimin e tyre edhe në raportin e fundit të publikuar nga Komisioni Europian. Të njëjtin vlerësim pozitiv ka marrë Policia edhe nga partnerët e tjerë ndërkombëtarë, që monitorojnë punën e saj.

Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë aktorëve mediatikë, publikë dhe politikë, që të distancohen nga përpjekjet për të hedhur baltë mbi punën e saj, si dhe për të krijuar opinione të gabuara të mbështetura mbi lajme të rreme.

Mediat janë gjithashtu të ftuara për të zbatuar standardet profesionale në dhënien e lajmeve, më qëllim që publikut t’i jepen fakte të verifikuara dhe opinione të bazuara. Insinuatat e papërgjegjshme dhe pamjet filmike të arkivave që “shiten” si pamje aktuale vetëm sa dezinformojnë qytetarët dhe dëmtojnë pa të drejtë imazhin e vendit.

Policia e Shtetit është e gatshme të mbështesë çdo media të interesuar me informacion të saktë lidhur me çështjet e rendit publik, ku përfshihet edhe tentativat për kultivim apo trafikim të kanabisit si dhe mirëpret bashkëpunimin e mediave dhe të aktorëve të tjerë në luftën e përbashkët për përmirësimin e rendit dhe sigurisë publike“.

Etiketa: kanabisiparcele

Të lidhura

Mbahet sot Simpoziumi Shkencor për Llazar Fundon, figurë e mendimit europian
Aktualitet

Mbahet sot Simpoziumi Shkencor për Llazar Fundon, figurë e mendimit europian

Sot, në Amfiteatrin e Universitetit “Fan Noli” në Korçë, mbahet Simpoziumi Shkencor me temë: “Llazar (Zai) Fundo, figurë e shquar...

11:56 16/05/2025
Rama refuzon qendrat e emigrantëve për Britaninë, Starmer përballet me kritika
Aktualitet

Rama refuzon qendrat e emigrantëve për Britaninë, Starmer përballet me kritika

Kryeministri britanik Keir Starmer u përball me refuzim të prerë gjatë qëndrimit në Tiranë, ndërsa tentoi të promovonte një plan...

11:47 16/05/2025
Para

KED i lejon kandidimin Sonila Bejtjes për në Kushtetuese, digjet sekretari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mbahet sot Simpoziumi Shkencor për Llazar Fundon, figurë e mendimit europian

Mbahet sot Simpoziumi Shkencor për Llazar Fundon, figurë e mendimit europian

11:56 16/05/2025
Rama refuzon qendrat e emigrantëve për Britaninë, Starmer përballet me kritika

Rama refuzon qendrat e emigrantëve për Britaninë, Starmer përballet me kritika

11:47 16/05/2025
Osmani në Samitin e Tiranës: BE të heqë masat ndaj Kosovës

Osmani në Samitin e Tiranës: BE të heqë masat ndaj Kosovës

11:30 16/05/2025
Mark Rutte komenton negociatat Rusi-Ukrainë nga Tirana

Mark Rutte komenton negociatat Rusi-Ukrainë nga Tirana

10:42 16/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.