Skip to content
Të Gjitha

Parashikimi i motit/ Temperatura të ulëta dhe reshje borë në disa zona

· 1 min lexim

Sot do të dominojë një mot kryesisht i kthjellët, por i ftohtë në të gjithë territorin e vendit tonë si pasojë e prezencës së masave ajrore siberiane.

 

Orët e dyta të ditës dhe në vijim do të sjellin vranësira të herë pas-hershme në pjesën më të madhe të territorit ku më të dukshme do të jenë në zonat malore verilindore – Juglindore.

 

Parashikohet që gjatë natës vranësirat të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje të izoluara dëbore në skajin Verior të Shqipërisë. Temperaturat e ajrit do të bien ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3°C më e ulëta deri në 12°C më e larta në rang vendi.