Skip to content
Të Gjitha

Parashikimi i motit/ Si do të jetë koha për të hënën dhe 4 ditët në vazhdim…

· 1 min lexim

Zyrtarisht jemi futur në muajin Nëntor dhe kryefjala e parashikimit të motit duhet të ishin reshjet e shiut dhe vranësirat, por ende jo!

Thënë kjo pasi për shkak të disa kushteve të caktuara meteorologjike moti në Rajonin e Ballkanit për javën që presim përpara do të jetë i qëndrueshëm, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Në këtë mënyrë duke nisur nga dita e Hënë dhe deri ditën e Mërkurë moti do të jetë kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare.

Gjatë ditës së Enjte pritet një përkeqësim i lehtë i kushteve atmosferike. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe në zonën e veriut edhe intervale me diell.

Vranësirat në zonën e qendrës dhe atë të Jugut do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata afatshkurtër.

Java mbyllet me ditën e Premte me motin i cili parashikohet fillimisht me alternime vranësirash dhe kthjellimesh dhe më pas, mot i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.

/GazetaReforma.com/