Parashikimi i motit për sot, të papritura në mesditë…
Tirana pritet të ketë më shumë diell paradite, me temperatura që sillen rreth 13 gradë. Kthjellime dhe vranësira kalimtare, në pjesën lindore të vendit, ky është parashikimi i motit për sot.
Sipas MeteoAlb, në vend temperaturat e ajrit rriten në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 23°C.
Bregdeti do të përfshihet nga vranësira të shpeshta dhe shira të izoluar. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirave dhe në mbrëmje shirat do të përfshijnë të gjithë vendin.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë.
/Gazeta Reforma/