Skip to content
Të Gjitha

Parashikimi i motit, pasditja sjell shi dhe reshje dëbore

· 1 min lexim

Ditën e sotme vendi ynë do të karakterizohet nga vranësira të dendura dhe kthjellime afatshkurtra.

Në zonat veriore dhe veriperëndimore ku do të ketë reshje të izoluara shiu e dëbore në lartë mbi 1000 metra.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës vendi do të përfshihet nga reshje shiu, ku nuk do të mungojnë edhe rrebeshet në zonat veriperëndimore dhe zona të izoluara në qendër të territorit.

Në zonat e thella malore do të ketë gjithashtu reshje të pakta dëbore, kryesisht në juglindje të Shqipërisë. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 2°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 4 ballë.