Skip to content
Të Gjitha

Parashikimi i frikshëm i konspiracionistit, ja çfarë do të ndodhë në 30 ditët e ardhshme…(VIDEO)

· 1 min lexim

Konspiracionisti Alfred Cako, ka bërë një parashikim të frikshëm mbrëmjen e djeshme, ku deklaroi se gjatë 30 ditëve të ardhshme do të ndodhin disa gjëra të rëndësishme që do të ndikojnë për një kohë të gjatë lidhjet e njerëzve.

Cako ka theksuar se fillimisht do të ndërpritet për disa ditë interneti dhe më pas do të shkatërrohen platformat e rrjeteve sociale, ndërsa më pas shtoi se shërbimi i transfertave të parasë do të kalojë në një sistem tjetër të kontrolluar nga shteti amerikan.

“Do të ndërpritet për disa ditë interneti, do të shkatërrohen platformat e rrjeteve sociale. Do të merret shërbimi i transfertave të parasë, që kontrollohet sot nga bankierët dhe do të kalojë në një sistem tjetër të kontrolluar nga shteti amerikan, e jo nga korporatat”, tha Cako në emisionin ‘E Diell’, ndërsa të ftuarit e tjerë nuk e lejuan që të thoshte dhe ngjarjen e tretë.