Skip to content
Kryesore

Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Lezhës

· 1 min lexim

Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Ende nuk dihet arsyeja pse Fran Frroku është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Katër vite më parë, ish- kryetari i bashkisë Fran Frrokaj është denuar nga me 4 vite burg për tjetërsimin e pronave te Rana e Hedhun në Shëngjin, por ankimit të tij për pafajësi, Apeli iu përgjigj duke e zhbërë vendimin dhe duke e rikthyer për rigjykim në fazë të parë mbi akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ishte prokuroria që ankimoi më tej këtë vendim në Gjykatë të Lartë, që në përfundim vendosi ta rikthejë për shqyrtim në Apelin e Shkodrës me një tjetër trup gjyqësor.