Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Parandalimi i valës së tretë të covid-19, studimi në Britani: Duhet të vaksinohen 2 milionë njerëz!

00:12 30/12/2020
Reading Time: 2 min lexim

Britania e Madhe ka bërë me dije se duhet të vaksinojë 2 milionë njerëz në javë për të shmangur një valë të tretë të shpërthimit të koronavirusit.

Ky është përfundimi i një studimi nga universiteti i Londrës për higjenën dhe mjeksinë tropikale (LSHTM).

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Britania ka pasur më shumë se 71,000 vdekje nga koronavirusi dhe ka regjistruar që nga e hëna më shumë se 2.3 milionë raste të infeksioneve me Covid-19.

“Sipas skenarit më të skajshëm, nëse e gjithë Anglia dhe shkollat do të mbylleshin gjatë janarit dhe do të vaksinoheshin 2 milionë individë në javë, do të mund të arrihej të zvogëlohej ngarkesa maksimale e reparteve të emergjencës nën nivelet që u shënuan gjatë valës së parë,” thuhet në studim.

“Në mungesë të shpërndarjes së konsiderueshme të vaksinave, rastet, shtrimet në spitale, pranimet në emergjencë dhe vdekjet në vitin 2021 mund të tejkalojnë ato që u shënuan në vitin 2020”, thuhet ndër të tjera në studim.

Sipas këtij studimi, vaksinimi i 2 milionë njerëzve në javë “parashikohet të ketë një ndikim shumë më thelbësor”.

Kryeministri Boris Johnson dhe këshilltarët e tij shkencorë kanë thënë se një variant i koronavirusit, i cili mund të jetë deri në 70% më i transmetueshëm, po përhapet me shpejtësi në Britani, megjithëse nuk mendohet të jetë më vdekjeprurës ose të shkaktojë sëmundje më të rëndë.

Kjo nxiti masa më të rrepta kufizuese për Londrën dhe Anglinë juglindore, ndërsa planet për të lehtësuar përhapjen e virusit gjatë Krishtlindjeve në të gjithë vendin u minimizuan në mënyrë drastike ose u hoqën plotësisht.

Njoftimet e medias gjatë fundjavës bënë të ditur se Mbretëria e Bashkuar do të fillojë administrimin e vaksinës për covid-19 të prodhuar përmes partneritetit Oxford-AstraZeneca duke filluar nga 4 Janari, ndërsa miratimi i saj nga rregullatori mjekësor i vendit pritet brenda disa ditësh.

Në fillim të këtij muaji, Mbretëria e Bashkuar u bë vendi i parë në botë që filloi administrimin e vaksinës së prodhuar nga kompania Pfizer dhe BioNTech.

Qeveria britanike tha të enjten se 600,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë dozën e parë të vaksinës Covid-19./Gazetareforma.com/

Etiketa: britani e madhecovid 19studimiVaksinimi

Të tjera

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”
Aktualitet

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të mbyllë hetimin paraprak ndaj Spitalit Amerikan dhe Spitalit Hygeia, duke arsyetuar se nuk ka...

14:28 28/04/2026
Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve
Aktualitet

Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

Gazetari Elton Qyno ka dhënë detaje për atentatin e rëndë në Lezhë, ku u ekzekutuan Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, duke...

14:03 28/04/2026
Para

Çfarë rezervojnë shenjat, horoskopi për sot 30 dhjetor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

14:28 28/04/2026
Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

14:03 28/04/2026
2 mijë euro për të mos arrestuar gruan e biznesmenit, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Rrugores Roven Zeka, dënon Tabakun dhe dy të tjerët

2 mijë euro për të mos arrestuar gruan e biznesmenit, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Rrugores Roven Zeka, dënon Tabakun dhe dy të tjerët

13:05 28/04/2026
U arrestua për llogari të SPAK, Ervin Mata jetonte mes Brazilit dhe Paraguajit me dokumente false dhe lidhje me trafikun e kokainës, pritet ekstradimi në Shqipëri

U arrestua për llogari të SPAK, Ervin Mata jetonte mes Brazilit dhe Paraguajit me dokumente false dhe lidhje me trafikun e kokainës, pritet ekstradimi në Shqipëri

11:16 28/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.