Skip to content
Kronikë

Paralajmëroi banorët e tjerë për rrezikun, 59-vjeçari në Elbasan mbytet në përrua (Emri)

· 2 min lexim

Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, si pasojë edhe kushteve të përkeqësuara të motit.

Bëhet e ditur se një 59-vjeçar i identifikuar si Ligor Berdufi  ka rënë në përrua dhe është mbytur.

Kanë qenë banorët e fshatit Pashtresh ata që e kanë gjetur. Ai ka tentuar të kalojë përroin në pjesën ku kishte më pak ujë, por rrjedha e fortë e ka marrë para duke e mbytur.

Pak para se të kalonte përroin, ai kishte paralajmëruar banorët e tjerë që ishin me automjete në lidhje me rrezikun që iu kanosej nëse do të kalonin përroin. Por teksa u thoshte të tjerëve këtë ai kaloi vetë dhe humbi jetën.

Ndërkhë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes tragjike të ndodhur ditën e sotme në Elbasan.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 12.12.2022, në fshatin Pashtresh, Gjinar, në një përrua, është gjetur nga banorët e zonës, i pajetë, shtetasi L. B., 59 vjeç, banues në fshatin Gjinar, Elbasan.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.