Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Paralajmërimet për mutacione të tjera të Covid, CDC shqyrton udhëzime të reja

16:16 17/01/2022
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme pas paralajmërimeve të shumta nga ekspertët për mutacione të reja të Covid-19 Presidenti Joe Biden premtoi se administrata e tij do të blejë një miliard teste COVID-19 dhe do të vërë në dispozicion, falas për amerikanët, “maska me cilësi të lartë”. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi, njofton.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, së fundi lëshuan udhëzime të reja për maskat që duhen përdorur ndaj COVID-19. N95, konsiderohet si maska më e mirë për mbrojtjen kundër infeksionit.

“Qëllimi i vaksinave është t’u shpëtojë jetën dhe t’u mbajë larg spitalit. Nga kjo pikëpamje, vaksinat funksionojnë dhe funksionojnë mirë. Tani, do të dëgjoni raste që janë të lehta ose pa simptoma, njerëz që rezultojnë pozitivë pavarësisht se janë vaksinuar ose kanë marrë dozën përforcuese. Por kini parasysh se ajo që shpesh parandalohet është një infeksion më i rëndë”, thotë Kirurgu i Përgjithshëm Vivek Murthy.

Vivek Murthy shtoi se të dhënat tregojnë një efikasitet të lartë të vaksinës, pavarësisht nga një shans afërsisht 20 për qind për infeksion tek ata që janë plotësisht të vaksinuar dhe kanë marrë një dozë përforcuese. Administrata Biden është përballur me kritika për mungesën e maskave dhe testeve të mjaftueshme ndërsa varianti Omicron përhapet në të gjithë vendin.

 

 

“Kur mbërriti Omicroni, krijoi një rritje të jashtëzakonshme të kërkesës. Kjo është arsyeja pse SHBA, Britania e Madhe dhe vendet e tjera e gjetën veten pa testime të mjaftueshme. Por situata po përmirësohet”, thotë Vivek Murthy.

Dr. Murthy thotë se midis dhjetorit dhe janarit administrata pa një rritje tetëfish të testimit. Kritikët thonë se kjo thjesht nuk mjafton.
“Ne kemi porositur shumë pak komplete testimi, kështu që kapaciteti ynë ka vazhduar të mbetet pas në çdo valë infeksioni. Është pak vonë, por vlen të kihet parasysh për valën e ardhshme. Ne kemi porositur shumë pak testime dhe shumë pak trajtime dhe nuk kemi ende një plan global të shpërndarjes për vaksinat, kështu që ka shumë punë për të bërë”, thotë Tom Bossert, ish Këshilltar i Sigurisë Kombëtare.

Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Tom Bossert, shton se amerikanët e lodhur nga pandemia duhet të qëndrojnë vigjilentë.
“Amerikanët që janë të irrituar dhe të pashpresë, mendoj se duhet të kuptojnë se duhet njëfarë rigoroziteti në distancimin shoqëror, sepse shtretërit në spitale – dhe më e rëndësishmja, shtretërit në dhomat e emergjencës – po mbushen dhe në disa shtete janë tërësisht plot”, thotë Tom Bossert.

Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi së fundmi 15 milionë raste të reja me COVID-19 në një javë, një rritje prej 55 për qind nga shifrat e mëparshme. Vetëm Shtetet e Bashkuara patën afro 800,000 infeksione të reja çdo ditë. CDC-ja ende nuk ka rekomanduar përdorimin mbarëkombëtar të maskës N95, por gazeta Washington Post raporton se agjencia po shqyrton udhëzime të reja./VOA/

Të lidhura

Tërmeti me magnitudë 6.5 ballë godet Kolumbinë
Bota

Tërmeti me magnitudë 6.5 ballë godet Kolumbinë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.5 të shkallës Rihter ka goditur Kolumbinë mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar panik në...

17:09 08/06/2025
Përplasja Trump-Musk sjell krizën më të madhe ndonjëherë në NASA, ç’thonë ekspertët
Bota

Përplasja Trump-Musk sjell krizën më të madhe ndonjëherë në NASA, ç’thonë ekspertët

Grindja në rritje mes presidentit amerikan Donald Trump dhe Elon Musk ka shtuar pasigurinë rreth të ardhmes së buxhetit të...

09:49 08/06/2025
Para
Seanca e parë plenare e 2022, Lindita Nikolla tregon prioritetet e Kuvendit për këtë vit

Seanca e parë plenare e 2022, Lindita Nikolla tregon prioritetet e Kuvendit për këtë vit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Tërmeti me magnitudë 6.5 ballë godet Kolumbinë

Tërmeti me magnitudë 6.5 ballë godet Kolumbinë

17:09 08/06/2025
Luciano Spalletti shkarkohet nga Kombëtarja Italiane: “Nuk doja kurrë të ikja”

Luciano Spalletti shkarkohet nga Kombëtarja Italiane: “Nuk doja kurrë të ikja”

16:41 08/06/2025
“Terror në Tiranë”? Mediat serbe e teprojnë pas barazimit ndaj Shqipërisë

“Terror në Tiranë”? Mediat serbe e teprojnë pas barazimit ndaj Shqipërisë

14:01 08/06/2025
Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

13:55 08/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.