Skip to content
Kronikë

Para 10 vitesh i kishte vrarë babanë, si i zuri djali pritë nënës dhe e plagosi me thikë

Ditën e sotme  një ngjarje e rëndë u regjistrua ën Kamëz, ku Ajet Lleshi Sina, banues në Burrel ka goditur me mjet prerës të tipit thikë nënën e tij e cila ndodhet nën kujdesin…

· 2 min lexim

Ditën e sotme  një ngjarje e rëndë u regjistrua ën Kamëz, ku Ajet Lleshi Sina, banues në Burrel ka goditur me mjet prerës të tipit thikë nënën e tij e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.   Ndërkohë që të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Tiranë, ku një 56-vjeçare u plagos nga djali i saj. Ngjarja ndodhi në Institut në kryeqytet. Mësohet se Ajet Lleshi, 25 vjeç, plagosi me thikë në pjesën e barkut nënën e tij, Safie Sina.

56-vjeçarja, e martuar dy herë, kishte ardhur te nëna e saj në rrugën “Jusuf Gervalla”, pasi jeton në Kavajë, raporton Ballkan Web.  Mësohet se ajo duke ikur për te nëna e saj në institut i biri e ka ndeshur në rrugë dhe e ka goditur me thikë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes

Mësohet se viktima e ditës së sotme,  Safia ka vrarë burrin e saj, babanë e Ajetit para 10 vitesh dhe ka bërë 9 vite burg.
Mes të tjerash mësohet se autori i ngjarjes banon ne Klos.  Nuk dihet arsyeja se pse ka ardhur Ajet Lleshi sot në Tiranë dhe nuk kane patur më parë ndonjë problem.

“Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 07.03.2022, në Institut Bujqësor, shtetasi Ajet Lleshi Sina, banues në Burrel, ka goditur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen Sofie Sina, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.  Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhej më herët në njoftimin e policisë së shtetit.