Skip to content
Politikë

Paqe në Kuvend mes opozitës dhe maxhorancës për 25-vjetorin e Kushtetutës

· 1 min lexim

Sot po mbahet në Kuvend seanca parlamentare për 25-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese.

Ndryshe ngaçfarë jemi mësuartë shikojmë kohët e fundit, sot paraqitet mjaft e qetë situata. Nuk ka as tymuese dhe as karrige të përmbysura nga opozita. Kujtojmë se prej disa javësh deputetët e opozitës po vazhdojnë aksionin e tyre që të mos lejojnë që punët në Kuvend të ecin normalisht, pasi ata kërkojnë ngritjen e komisioneve hetimore, gjë që nuk është pranuar nga maxhoranca.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka nisur seancën duke mbajtur një fjalim në foltore e duke u shprehur se Parlamenti mbështet fuqimisht Reformën në Drejtësi, e cila u miraua në vitin 2016.

I pranishëm në këtë seancë plenare ishte dhe Presidenti Bajram Begaj, i cili mbajti fjalën e tij në seancën parlamentare për rastin e 25-vjetorit të Gjykatës Kushtetutese.

Begaj tha ndër të tjera se tashmë Shqipëria ka bërë hapa të dukshëm për reformën në drejtësi.