Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pandemia ul konsumin në bare dhe restorante, bie me 10% në krahasim me vitin më të mirë

08:42 05/07/2021
Reading Time: 2 min lexim

Pandemia ka ndryshuar dukshëm sjelljen e konsumatorëve dhe efektet e saj vijojnë të ndihen edhe pse ajo është lehtësuar. Një prej zakoneve që po i rikthehet më ngadalë normalitetit është ai i shpenzimit të kohës në bare e restorante.

Të dhënat e INSTAT për indeksin e vlerës së bareve e restoranteve tregojnë se në tremujorin e parë 2021, konsumi në bare e restorante ishte rreth 6% më i ulët se në të njëjtën periudhë të një viti më parë (kur sapo kishte filluar pandemia e Covid-19) dhe 10% më pak se në janar-mars 2019, kur gjithçka ishte në normalitet dhe biznesi i bareve e restoranteve shënoi vitin më të mirë historik.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Henri Jahaj, thotë se rënia e xhiros është ndikuar nga disa arsye.

“Faktorët kryesorë ishin rënia e konsiderueshme e konsumit, që do të thotë se të ardhurat e individëve u reduktuan. Arsye tjetër është pasiguria e shkaktuar nga kriza e Covid-19, ku shumë njerëz ulën shpenzimet, duke u përqendruar më shumë te produktet e shportës dhe shëndetit. Një tjetër arsye e rënies së xhiros është edhe orari i kufizimit të lëvizjeve. Kjo solli që pasditja të mos funksionojë me tepër për restorantet dhe baret.”

Të dhënat e tjera për indekset e punësimit dhe pagës tregojnë se sektori mbetet larg niveleve të para krizës edhe sa i përket punësimit dhe pagave. Ekonomia shqiptare ka një varësi të lartë nga biznesi i bareve e restoranteve. Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të vitit 2019, në Shqipëri kishte rreth 16 mijë barë e restoranteve (4 mijë restorante dhe 12 mijë bare), të cilat përbëjnë rreth 15.4% të subjekteve private në Shqipëri.

Në total, në bare dhe restorante janë të punësuar rreth 45 mijë persona në 2019-n, sipas INSTAT, gati 10% e totalit të të punësuarve në sektorin privat jo bujqësor. Të ardhurat e bareve e restoranteve, apo shpenzimet e shqiptarëve, arritën një nivel rekord në 2019-n prej 51.8 miliardë lekësh, ose rreth 420 milionë euro, ose 150 euro/frymë. Sipas INSTAT, në krahasim me 5 apo 6 vjet më parë, shpenzimet për kafene e restorante janë dyfishuar.

Në vendet e tjera të Europës biznesi i bareve e restoranteve ka një peshë më të ulët në ekonomi. Në Bashkimin Europian (me 27 shtete), vetëm 7% e bizneseve janë në sektorin e shërbimit ushqimor dhe të pijeve (bare e restorante). Rekordin në BE e mban Kroacia, me 11.7%, sipas Eurostat.

Në rajon, më pak të dhënë pas kafeve janë serbët, ku vetëm 4% e subjekteve i përkasin aktivitetit të shërbimit ushqimor dhe pije. Të dhënat e Institutit statistikor të Serbisë bëjnë të ditur se në Serbi ka më pak se 4 mijë bare e restorante, ose 4 herë më pak se në Shqipëri, ndonëse popullsia e saj është 2.5 herë më e lartë se e Shqipërisë. Në fund të listës renditen shtete si Polonia, Norvegjia, Letonia, Lituania, me më pak se 3% të bizneseve të tyre që e ushtrojnë aktivitetin në bare e restorante.

Monitor.al

Etiketa: BaretkonsumipandemiaRestorantet

Të lidhura

Partia e Lirisë protestë para SPAK
Aktualitet

Operacioni ‘Ura’/ SPAK sekuestron 12 mln euro pasuri të 3 trafikantëve në Durrës

SPAK ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro në kuadër të hetimeve për grupin kriminal të goditur nga...

13:41 28/06/2025
Investigimi: Bizneset shqiptare në trafikun e kokainës nga Ekuadori, në krye “Bana King”
Aktualitet

Investigimi: Bizneset shqiptare në trafikun e kokainës nga Ekuadori, në krye “Bana King”

Një investigim i publikuar nga media ekuadoriane Infobae.com, në bashkëpunim me organizatën amerikane C4ADS (Center for Advanced Defense Studies), zbardh...

13:10 28/06/2025
Para
Sulmet kibernetike shkaktojnë mijëra viktima, reagon SHBA: Përgjegjësi e Rusisë!

Sulmet kibernetike shkaktojnë mijëra viktima, reagon SHBA: Përgjegjësi e Rusisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Partia e Lirisë protestë para SPAK

Operacioni ‘Ura’/ SPAK sekuestron 12 mln euro pasuri të 3 trafikantëve në Durrës

13:41 28/06/2025
Investigimi: Bizneset shqiptare në trafikun e kokainës nga Ekuadori, në krye “Bana King”

Investigimi: Bizneset shqiptare në trafikun e kokainës nga Ekuadori, në krye “Bana King”

13:10 28/06/2025
Ndotet vija bregdetare në Vlorë, dyshohet për detergjentë ose vajra kuzhine

Ndotet vija bregdetare në Vlorë, dyshohet për detergjentë ose vajra kuzhine

12:51 28/06/2025
Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre në Laprakë

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre në Laprakë

12:25 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.