Skip to content
Të Gjitha

Pandemia/ Udhëtimet e qytetarëve për fundvit, ISHP: Mos kaloni me mjetet tuaja në vende të dyshimta!

· 2 min lexim

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në rast se vendosin që të udhëtojnë, sidomos në kushtet e vështira atmosferike.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare në rrjetet sociale, ISHP shkruan se reshjet e denduara të shiut e shtojnë mundësinë për aksidente dhe rrezikojnë jetën tonë.

Ndër të tjera ISHP ka këshilluar qytetarët që të kenë kujdes në rrugët e dyshimta dhe që kanë rrezikshmëri rrëshqitje nga dëbora dhe akulli.

Kujtojmë se Instituti i Shëndetit Publik ka rritur vigjilencën për shkak të shtimit të rasteve me covid-19.

Si pasojë Instituti po ndërmerr një fushatë ndërgjegjësimi tek qytetarët duke qenë se është edhe periudha e fundvitit dhe njerëzit dalin, udhëtojnë dhe bëhen më pak vigjilent ndaj pandemisë.

Njoftimi i plotë:

Reshjet e dendura shtojnë mundësinë për aksidente – rrezikojnë jetën tuaj.

Shmangni në maksimum lëvizjet me mjete motorike.

Informohuni në vazhdimësi për vendin ku do të lëvizni, motin, reshjet dhe temperaturat.

Kontrolloni gjendjen teknike të mjetit, karburantin, paketën e ndihmës së parë, pajisjet ndriçuese, gomat.

Siguroni veshje të përshtatshme për udhëtimin.

Tregoni kujdes për shpejtësinë gjatë lëvizjes me makina.

Vendosni fëmijët në sediljen e posaçme dhe të lidhur me rrip sigurie.

Siguroni që aparatet e celularit të jenë të karikuara.

Mos kaloni me mjetin tuaj në vende të dyshimta, me pellgje uji, prurje të mëdha apo me rrezik të lartë rrëshqitje nga dëbora dhe akulli./Gazetareforma.com