Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pandemia prej COVID, arsye e fortë që shtetet të bashkojnë forcat!

11:12 04/05/2021
Reading Time: 4 min lexim

Numri i rasteve të Covid-19 u rrit në mënyrë dramatike në Europë dhe SHBA gjatë vitit të kaluar.  Ndërsa numri i viktimave në Afrikën e Jugut ishte më pak se 100 në të njëjtën kohë kur Britania po shënonte më shumë se 1.000 viktima në ditë.

Shkalla e vdekshmërisë së Indisë gjatë kësaj periudhe ishte aq e ulët sa që u quajt një ” mister “.  Disa menduan se ishte kursyer nga më e keqja e Covid-19, ndërsa të tjerët thanë se kontinenti ishte shpëtuar nga klima  e ngrohtë, popullsia e ulët e të moshuarve dhe “sistemet e mira shëndetësore”. Shumica e këtij arsyetimi ishte spekulativ. Por nga fundi i verës së vitit 2020, u vunë re dy tendenca të qarta.

Ndërsa disa vende të Europës perëndimore po përjetonin një valë të parë shkatërruese të Covid-19, Afrika dhe Azia e Jugut dukej sikur kishin situatën në kontroll. Me fillimin e procesit të vaksinimit, pandemia në vendet perëndimore më në fund duket se po zbehet.

E kundërta po ndodh në vendet me të ardhura të ulëta. Objektet shëndetësore janë të mbingarkuara dhe me burime të ulta, dhe mbledhja e të dhënave është e kufizuar, që do të thotë se statistikat e vdekjeve nuk janë reale dhe as të besueshme.

Shumica e popullsisë së botës po përballet me një krizë të zgjatur të Covid. Disa vende nuk e dinë as kur do të mbarojë pandemia. 

Vendet shohin vetëm pasiguri, ndërsa popullatat përpiqen dhe po dështojnë të bashkëjetojnë me këtë virus. Çdo masë që mori Afrika dhe Azia Jugore në fillim të pandemisë duket sikur e ndihmoi në mbajtjen në kontroll të pandemisë po ka diçka tjetër që e minon. Kanë sisteme të forta shëndetësore të komunitetit në pjesë të Afrikës perëndimore, një trashëgimi e krizës së Ebola.

Në zonat rurale, shumë njerëz nuk kanë qasje në spitale dhe disa viktima nuk regjistrohen zyrtarisht. Frika e stigmës sociale që person mund të jetë i infektuar  do të thotë që disa njerëz varrosin të afërmit e tyre me nxitim, pa marrë një diagnoze.

Mposhtja e suksesshme e virusit varet nga të dhënat e sakta të viktimave dhe rasteve. Pa ato, shkencëtarët po luftojnë me këtë sëmundje në errësirë. 

Kur një virus përhapet në heshtje dhe shkencëtarët nuk kanë të dhëna për të hartuar trajektoren e tij, është e vështirë të kuptosh se çfarë po ndodh në të vërtetë derisa një rritje traumatike e normave të vdekshmërisë hedh dritë mbi numrin e vërtetë të rasteve.

Një studim i shkurtër i disa prej vendeve më të mëdha afrikane sipas popullsisë tregon se sa e paqëndrueshme është situata aty. Afrika e Jugut dhe Etiopia mbeten në listën e kuqe të Mbretërisë së Bashkuar dhe janë në faza të ndryshme bllokimi. Kenia ka vendosur një shtetrrethim të rreptë dhe është ende në listën e kuqe.

Strategjitë kryesore të këtyre vendeve janë ciklet sizifane të bllokimeve dhe lehtësimeve.  Këto u japin kohë qeverive dhe ulin presionin mbi objektet e kufizuara të kujdesit shëndetësor, por ato nga ana tjetër shkatërrojnë ekonominë.

Në vendet e varfra ku mbështetja e shtetit është e kufizuar, bllokimet mund të jenë aq vdekjeprurëse sa vetë virusi, sepse ato heqin aftësinë e njerëzve për të siguruar jetesën. Rezultati nuk është vetëm shpërthim sporadik ose sfida të kufizuara, por një popullatë e tërë e bllokuar dhe e dënuar të jetojë me virusin. Skenari më i mirë është që qeveritë të kenë në kontroll koronavirusin përmes bllokimeve.

Më e keqja është lloji i shpërthimit që po shohim në Indi. Disa vëzhgues vlerësojnë se virusi do të shkaktojë më shumë viktima në 2021 sesa vitin 2020. Pandemia nuk po zhvillohet në vendet e varfra me të njëjtën virulencë si në vendet perëndimore por kjo nuk do të thotë se nuk ka zjarre të ngadalta dhe vdekjeprurëse, të cilat mund të rriten duke shkaktuar  një ferr.

Ekziston një vonesë në reagimin ndaj Covid-19, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.  Siç mësuan qeveritë perëndimore nga vala e parë, në kohën kur numri i viktimave rritet tashmë është tepër vonë.Në kohën kur bota pa situatën e Indisë , vendi ishte përfshirë tashmë në një krizë.  Këto imazhe e shtynë Joe Biden të ndihmonte vendin.

Por nuk duhet të presim për raste të tilla që vendet të veprojnë. Ajo që kërkohet është diçka shumë më ambicioze sesa dhurimet e vaksinave. Bota ka nevojë për një veprim global logjistik, një lloj plani Marshall që do të siguronte mbështetje financiare, fuqi punëtore eksperte dhe teknologji mjekësore.

Në SHBA, senatorë demokratë, progresistët, OJQ dhe një aleancë prej 175 ish-udhëheqësish botërorë dhe laureatëve të Nobelit janë bashkuar për të ushtruar presion mbi Biden për të hequr dorë nga mbrojtja e pronës intelektuale mbi vaksinat.

Ndërsa situata është nëm kontroll në perëndim, tani është koha për të aplikuar këtë lloj presioni mbi udhëheqësit për të çliruar jugun nga fati pothuajse i njëjtë i perëndimit. Kur të bëhet i qartë numri real i viktimave dhe rasteve në vendet e varfra, do të jetë tepër vonë për shumë njerëz./Guardian

Etiketa: covidpandemia

Të lidhura

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh
Bota

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh

Për herë të parë pas më shumë se tre vjetësh, delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës do të takohen në bisedime...

09:42 15/05/2025
Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste
Bota

Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

Në javën e dytë të majit, në Kosovë janë regjistruar nëntë raste të fruthit te fëmijët e moshës 1 deri...

18:32 14/05/2025
Para
Situata me COVID-19/ Manastirliu: Komiteti po vlerëson masat, kemi ulje të shtrimeve në spitale

Situata me COVID-19/ Manastirliu: Komiteti po vlerëson masat, kemi ulje të shtrimeve në spitale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës

SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës

11:09 15/05/2025
Berisha paralajmëroi protestë, policia nuk jep leje, arsyeja

Berisha paralajmëroi protestë, policia nuk jep leje, arsyeja

10:54 15/05/2025
Iu merrnin lekë qytetarëve për parkimin e makinave pa pagesë, arrestohen 2 persona

Fëmija 3 vjeç dëmtohet në çerdhe, nëna bën denoncimin

10:40 15/05/2025
Dështim apo zgjidhje? Përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështim apo zgjidhje? Përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

10:33 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.