Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

‘Pandemia’ e hoteleve shqiptare/ INSTAT: Klientela ra me 61.4%, stafet dhe pagat u shkurtuan me…

12:50 24/09/2020
Reading Time: 3 min lexim

Hoteleria ka qenë dega e sektorit turistik në vend që pësoi goditjen më të rëndë nga pandemia e koronavirusit.

Shumë hotele thuajse nuk punuar për muaj të tërë, ndërsa shumë të tjerë me gjithë përgatitjet, ofertat dhe çmimet e ulëta, u shërbyen vetëm pak klientëve.

Pandemia prekur fillimisht numrin e turistëve që prisnin për rezervime në strukturat akomoduese, duke u tkurrur ndjeshëm në raport me një vit më parë.

Referuar të dhënave zyrtare të INSTAT-it, qarkullimi i të ardhurave ra me 61.4% në 3-mujorin e dytë të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rënia e xhiros lidhet drejtpërdrejt me praninë më të pakët të turistëve në hotele, kjo për shkak të kufizimeve të lëvizjes së lirë.

Turistët e vetëm që vizituan Shqipërinë këtë vit, ishin ata nga vendet fqinjë dhe polakët, por në fakt lëvizja e vërtetë nisi vetëm në fund të qershorit, kur vendi ynë hoqi tërësisht masat kufizuese.

Si rrjedhojë e pandemisë dhe kufizimit të udhëtimeve, shumë turistë të huaj anuluan udhëtimet, por dhe turizmi i brendshëm ndaloi, duke i vënë hotelet në vështirësi.

Statistikat

Indeksi i volumit në 3-mujorin e dytë 2020, shënoi një rënie 63%, në raport me 3-mujorin e dytë të vitit 2019.

Të dhënat e INSTAT-it, bënë të ditur se, numri i shtetasve të huaj që hynë në vendin tonë përgjatë 6-mujorit të parë të vitit 2020, është 781.894, duke rënë me 63,4%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Pavarësisht situatës së vështirë strukturat hoteliere arritën që të mbanin në punë pjesën më të madhe të stafeve. Tkurrja e indeksit të punësimit në 3-mujorin e dytë ishte me 20%, në raport me 3-mujorin e njëjtë të një viti më parë.

Kjo lidhet me dy aspekte. Së pari shteti aplikoi një nga skemat e ndihmës që lidhej me “pagën minimale”, dhe së dyti, vetë strukturat hoteliere parashikonin që të kishin sezon veror dhe normalisht do t’ju duhej stafi i kualifikuar.

Stafet dhe pagat

Strukturat hoteliere në vend, megjithëse i kanë mbajtur punonjësit në punë, janë detyruar të shpenzojnë më pak për paga.

Indeksi i pagës është tkurrur me 24.2% në 3-mujorin e dytë të këtij viti sipas INSTAT-it, çka tregon se edhe ulja e pagave në raport me një vit më parë, ka qenë disi më e moderuar, po të kemi parasysh indekset e tjera që lidhen me aktivitetin ekonomik të strukturave hoteliere.

Sigurisht krahasimi i vitit aktual me atë të kaluar që ishte viti më i mirë i turizmit shqiptar, e bën edhe më pesimiste situatën.

Tremujori i tretë i vitit 2019, që është deri tani viti më i mirë historik për turizmin, regjistroi indeksin më të lartë ndonjëherë në vlerë, pra të të ardhurave të hoteleve, por edhe atë të volumit që tregon numrin e turistëve që vizituan këto struktura.

Indeksi i vlerës, me referencë vitin 2015, arriti në 300, çka nënkupton që qarkullimi i hoteleve në 3-mujorin e tretë të vitit 2019, ishte tre herë me i lartë se katër vjet më parë.

/Burimi: INSTAT/ GazetaReforma.com/

Etiketa: hoteleklientëturizmi

Të lidhura

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri
Aktualitet

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Një zbulim i jashtëzakonshëm që pritet të ndikojë në rishkrimin e historisë arkeologjike të Europës është bërë në brigjet shqiptare...

18:57 27/06/2025
Elbasan/ Tentoi të vrasë 26-vjeçarin, arrestohet autori
Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Ishull Shëngjin, plagoset një grua

Një shpërthim i një bombole gazi ka ndodhur sot në fshatin Ishull Shëngjin, duke lënë të plagosur një grua 64-vjeçare....

18:32 27/06/2025
Para

 Arrestimi i parë nga Gjykata Speciale, prangoset ish-shefi i inteligjencës së FSK-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

18:57 27/06/2025
Elbasan/ Tentoi të vrasë 26-vjeçarin, arrestohet autori

Shpërthen bombola e gazit në Ishull Shëngjin, plagoset një grua

18:32 27/06/2025
Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

18:22 27/06/2025
Korrupsion për zgjedhjet e 11 majit/ SPAK përfundon hetimet dhe çon çështjen në GJKKO për dy persona

Korrupsion për zgjedhjet e 11 majit/ SPAK përfundon hetimet dhe çon çështjen në GJKKO për dy persona

18:09 27/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.