Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pandemia dhe karantina e zgjatur hodhën në rrugë 20 mijë të rinj. Ja sektorët që larguan më shumë…

10:43 28/09/2020
Reading Time: 3 min lexim

Pandemia dhe karantina e zgjatur që mbërtheu për disa muaj Shqipërinë, ka rezultuar fatale për shumë të rinj që kanë mbetur të papunë dhe kanë rritur nivelin e papunësisë dhe varfërisë në vend.

Shifrat e papunësisë janë rritur ndjeshëm sa nuk mund të mbulohen dot më as nga institucionet zyrtare që përpunojnë të dhënat.

Për shkak të shkurtimit të personelit në sektorin e shërbimeve, hoteleve, bareve, restoranteve dhe fabrikave, papunësia tek të rinjtë shënoi rritje të dukshme në 3-mujorin e dytë të vitit.

Sipas Përmbledhje së treguesve të tregut të punës vlerësuar sipas Anketës Tremujore të Forcave të Punës, në 3-mujorin e dytë, rezulton se numri i të punësuarve të moshës 15-29 vjeç ishte 262.3 mijë, ose rreth 20 mijë të rinj të punësuar më pak në krahasim me tremujorin e parë.

Nga 33 mijë persona që rezultojnë të kenë humbur punën vetëm në 3-mujorin e dytë, 61% e tyre ishin të rinj, të grupmoshës 15-29 vjeç.

Edhe sipas të dhënave administrative mbi tregun e punës, të raportuara nga INSTAT, gjatë periudhës prill-qershor, gati 19 mijë të rinj të moshës 15-29 vjeç, u regjistruan si punëkërkues në zyrat e punës, ose 16% më shumë se në 3-mujorin e dytë të vitit 2019.

Ky ishte niveli më i lartë i punëkërkuesve të papunë që nga 3-mujori i fundit i vitit 2016.

Ndërsa sipas të dhënave nga anketa e punës shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë arriti në 21,4 % në tremujori e dytë.

Në terma vjetorë shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e dytë të vitit 2020 është 0,5 pikë përqindje më e lartë. Sipas anketës krahasuar me tremujorin e parë 2020, shkalla e papunësisë për të rinjtë është rritur me 1,4 pikë përqindje.

Papunësia ndër të rinjtë, një problem i mprehtë i ekonomisë së tranzicionit erdhi në zbutje vitet e fundit.

Tregu i punës u bë më dinamik si pasojë e zhvillimit të bizneseve call-center dhe një ecurie më të mirë të sektorit të shërbimeve nga zhvillimet të turizmit. Paralelisht kërkesa për punë erdhi në rënie, pasi shumë të rinj i janë drejtuar tregut ndërkombëtar, nëpërmjet kontratave të përhershme ose sezonale.

Emigrimi dhe rënia e lindjeve po sjellin një rënie dramatike të numrit të të rinjve, fenomen që pritet të sjellë ndikime afatgjata negative në zhvillimin ekonomik të vendit.

Nga zyrat e punës mësohet se shkaku kryesor i rritjes së papunësisë ndër të rinj është mungesa e ofertës për punë. Aktualisht në portalin e Zyrës Kombëtarë të Punësimit ka vetëm 270 oferta për punë nga bizneset.

Vitet e kaluara ofertat për punë nga sektori i biznesit arrinin në rreth 40 mijë. Edhe 270 ofertat, vijnë për profesione që nuk kërkojnë kualifikim të lartë të tilla, si kamerier, kuzhinier etj.

Sipas të dhënave të INSTAT shkurtimet më të mëdha nga puna gjatë pandemisë janë aplikuar nga sektori i bareve dhe restoranteve ku raportohet rënie e indeksit të punësimit me 31.8%, e pasuar nga hotelet me -20.2% dhe fabrikat me -12.8%.

Rënie të punësimit shënuan edhe disa linja të tjera shërbimesh të tilla si aktivitetet inxhinierike, me -2.5%, informacioni dhe komunikimi me -2.3%, tregtia dhe riparimi i automjeteve me -2.2% dhe agjencitë e udhëtimit me -2.1%.

Në disa linja të sektorit të prodhimit tregu i punës nuk është ndikuar nga pandemia. Furnizimi më ujë dhe përpunimi i mbetjeve shënoi rritje të punësimit me 4.6 për qind në raport me tremujorin e dytë të vitit. Kjo rritje duket se është nxitur nga punësimi në ndërmarrjet shtetërore të ujësjellësit, pasi pjesa dërrmuese e tyre janë në pronësi publike.

Sektori i ndërtimit gjithashtu shënoi rritje vjetore me 1.9 për qind gjatë pandemisë në tremujorin e dytë. Sektori nuk e ndaloi aktivitetin as gjatë masave kufizuese teksa nisja e procesit të rindërtimit në zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 duket se ka nxitur punësimin në ndërtim.

Rritje të punësimit ka pasur edhe sektori i energjisë elektrike me rreth 1.2 për qind. Prodhimi i energjisë elektrike nuk është prekur nga kriza teksa rritja e punësimit është nxitur nga investimet gjithnjë e në rritje në ndërtimin e HEC-ve.

/Burimi: Monitor.al/ GazetaReforma.com/

Etiketa: karantinapandemiapapunësiatë rinj

Të tjera

Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje
Aktualitet

Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje

Protesta në Baks Rrjoll u përshkallëzua fort këtë fundjavë. Banorët thyen mjetet e “Brecani shpk”, e kontraktuar për ruajtjen e...

12:46 01/03/2026
“Janë një kamion me video të turpshme në zyrën e Agasit, të implikuar nga Rama dhe të tjerë poshtë”/ Berisha: KM s’del më nga shtëpia nëse publikohen
Aktualitet

“Janë një kamion me video të turpshme në zyrën e Agasit, të implikuar nga Rama dhe të tjerë poshtë”/ Berisha: KM s’del më nga shtëpia nëse publikohen

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë publike, duke akuzuar se Ergys Agasi ka pasur...

15:53 28/02/2026
Para

5 emigrantë të paligjshëm brenda në ‘Fiat’, vihet në pranga 24-vjeçari nga Vlora (EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje

Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje

12:46 01/03/2026
E shtypën dy makina, por e la në rrugë një sistem i tërë: Tragjedia e 7-vjeçarit në semafor dhe iluzioni se po ndihmojmë

E shtypën dy makina, por e la në rrugë një sistem i tërë: Tragjedia e 7-vjeçarit në semafor dhe iluzioni se po ndihmojmë

17:25 28/02/2026
“Janë një kamion me video të turpshme në zyrën e Agasit, të implikuar nga Rama dhe të tjerë poshtë”/ Berisha: KM s’del më nga shtëpia nëse publikohen

“Janë një kamion me video të turpshme në zyrën e Agasit, të implikuar nga Rama dhe të tjerë poshtë”/ Berisha: KM s’del më nga shtëpia nëse publikohen

15:53 28/02/2026
“Si kam vuajtur këto gjashtë vitet e tërmetit, mos i harrofsha”/ 70-vjeçarja në Kurbin ende pa shtëpi, 6 vite pas 26 nëntorit dhe me rindërtimin e lënë përgjysmë

“Si kam vuajtur këto gjashtë vitet e tërmetit, mos i harrofsha”/ 70-vjeçarja në Kurbin ende pa shtëpi, 6 vite pas 26 nëntorit dhe me rindërtimin e lënë përgjysmë

12:31 28/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.