Skip to content
Kryesore

Pak metra larg banesës, ky është pallati nga ku u vetëhodh Olsi Ibro

· 1 min lexim

Janë publikuar fotot e pallatit në ndërtim e sipër në rrugën “Ramazan Shijaku”, nga ku u vetëhodh Olsi Ibro, i përfshirë në skandalin e mikrokredive.

Deri para pak kohësh ai kontrollonte bashkë me bashkëshorten e tij, Elda Ibro, institucionin e mikrokredive, “Micro Credit Albania”.

Ndërkohë një ditë më parë Prokuroria e Tiranës, ka vënë nën sekuestro preventive shoqërinë “Micro Credit Albania” si dhe “Final”. Të dyja këto shoqëri akuzohen për “Mashtrim me pasoja të rënda dhe kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë Kriminale” të  kryer në bashkëpunim.