Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pagesat për PPP në shëndetësi zunë 28% të të ardhurave nga sigurimet shëndetësore

08:40 16/06/2024
Reading Time: 2 min lexim

Vit pas viti pjesa e shpenzimeve për koncesionet në shëndetësi erdhi në rritje si rrjedhojë e shtimit të numrit të PPP-ve dhe shtimit së financimeve tyre përtej vlerave të rëna dakord në kontratat koncesionare. Të dhënat zyrtare nga Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) referuan se në vitin 2023 të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shëndetësore arritën në 18,7 miliardë lekë, ndërsa financimet për katër kontratat PPP në shëndetësi (Kontrolli bazë, sterilizimi, dializa dhe laboratorët) arritën mbi 5,3 miliardë lekë ose 23.7 për qind e fondeve që u grumbulluan nga fondet e sigurimeve për shëndetin nga të punësuarit.

Gjithashtu të katër kontratat e PPP-ve morën rreth 9.3 për qind të buxhetit të FSDKSH-së, që është ofruesi i shërbimeve publike shëndetësore në të gjithë vendin. Kontratat PPP në shëndetësi vit pas viti po marrin një pjesë të madhe të buxhetit, por nuk ka asnjë analizë për monitorimin e tyre dhe rezultatet që kanë dhënë në përmirësimin e shërbimeve dhe në shëndetin e popullatës.

Vlera më e madhe e financimeve po shkojnë për PPP -të e sterilizimit dhe laboratorit, vlera e të cilave po vjen në rritje vit pas viti. Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2023 PPP-ja e laboratorit u financua me 1.8 miliardë lekë nga 1,7 miliardë që u dhanë në vitin 2022. Fatura e koncesioneve në shëndetësi po gangrenizon vit pas viti buxhetin e shërbimit spitalor, i cili në vend që të kanalizohet për shërbimet themelore dhe burimet njerëzore, gjithnjë e më shumë po bie pre e abuzimeve nga keq-menaxhimi i kontratave.

Fondet për shërbimin spitalor arritën në 31 miliardë lekë me 2023, por sasia e parave që shkoi për financimin e tre kontratave PPP arriti në 4,4 miliardë lekë ose 14% e buxhetit spitalor. Për dy PPP-të e laboratorit dhe sterilizimit, vlera e financimit ka tejkaluar parashikimet fillestare, teksa Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar shumë abuzime gjatë zbatimit të tyre.

Fondet për shërbimin spitalor erdhën në rritje vitet e fundit pas pandemisë, por pesha e koncesioneve ka ardhur në zgjerim më të shpejtë. Kjo për shkak se tashmë ka hyrë në fuqi edhe kontrata e shërbimit laboratorik, teksa te tria bashkë me dializën dhe sterilizimin po marrin fonde përtej planifikimeve.

Ashtu si edhe inceneratorët, kontratat PPP në shëndetësi janë bërë në një seri shkeljesh ligjore, aq sa Transparency International i renditi si raste madhore të korrupsionit në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi, ndërsa disa prej tyre janë tashmë në hetim nga SPAK.

Marrë nga Monitor.al

Etiketa: ppp

Të lidhura

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri
Aktualitet

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Një zbulim i jashtëzakonshëm që pritet të ndikojë në rishkrimin e historisë arkeologjike të Europës është bërë në brigjet shqiptare...

18:57 27/06/2025
Elbasan/ Tentoi të vrasë 26-vjeçarin, arrestohet autori
Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Ishull Shëngjin, plagoset një grua

Një shpërthim i një bombole gazi ka ndodhur sot në fshatin Ishull Shëngjin, duke lënë të plagosur një grua 64-vjeçare....

18:32 27/06/2025
Para
Çfarë do të marrë Serbia sipas Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor?

Çfarë do të marrë Serbia sipas Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

18:57 27/06/2025
Elbasan/ Tentoi të vrasë 26-vjeçarin, arrestohet autori

Shpërthen bombola e gazit në Ishull Shëngjin, plagoset një grua

18:32 27/06/2025
Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

18:22 27/06/2025
Korrupsion për zgjedhjet e 11 majit/ SPAK përfundon hetimet dhe çon çështjen në GJKKO për dy persona

Korrupsion për zgjedhjet e 11 majit/ SPAK përfundon hetimet dhe çon çështjen në GJKKO për dy persona

18:09 27/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.