Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pa tender, qeveria i jep 4.3 mln € shtesë për rrugën Korçë-Ersekë kompanisë A.N.K

14:54 17/09/2024
Reading Time: 3 min lexim

Qeveria shqiptare do të paguajë edhe 4.3 milionë euro të tjera shtesë për rrugën Korçë-Ersekë në justifikimin e rishikimit të projektit.

Por gjatë punimeve të kësaj rruge Autoriteti Rrugor Shqiptar ka modifikuar kontratën me kompania ndërtuese të rrugës A.N.K duke shtuar kostot për realizimin e punimeve të reja në terren. Kjo e çon koston totale të pjesës së dytë, të lotit të dytë të kësaj rrugë në 26 milionë euro pa TVSH.

Ndërkohë habia qëndron se ARRSH nuk shpalli tender të ri për punimet, shtesë por ja akordoi direkt kontratën kompanisë A.N.K. Në dokumentet shoqëruese të kontratës ARRSH argumenton se kjo formë rezulton më pak e kushtueshme, për shkak se dhënia e kontratës tek një kompani tjetër do të kishte kosto më të lartë për shkak të mobilizimit të kantierit dhe zërave të tjerë që sjell ndryshimi i kontraktorit.

Sa i takon ndryshimeve të projektit, në dokumente thuhet se është kryer rishikim i projektit të urës mbi përroin e Selenicës, pasi gjatë zbatimit rezultoi se ura e parashikuar në projektin e tenderuar nuk e mbulonte gjerësinë e shtratit të lumit, i cili në periudha të ndryshme të vitit zgjeron shtratin e tij.

Po ashtu, është kryer rishikim i projektit në lidhje me përmirësimin e tabanit të rrugës për shkak se gjatë zbatimit të punimeve është hasur prezencë e ujërave në thellësinë e gërmimit 2.5 – 3 m.

Shkak për modifikimin e kontratës është bërë edhe ndryshimi i volumeve për shkak të mospërputhjes së projektit me faktin në terren, si dhe mospërputhje e projektit me preventivin. Modifikimi i kontratës është firmosur në 30 gusht, ndërsa afati për përfundimin e punimeve ka shkuar në 22 muaj, nga 18 muaj që ishte afati fillestar.

Por si është historia e tenderit të rrugës “Korçë-Ersekë”?

Tenderi fillestar për këtë segment u zhvillua në vitin 2022 dhe kishte një fond limit prej 2.16 mld lekë, ndërkohë që së bashku me pjesën e parë të lotit 2, kosto për aksin me gjatësi 4.15 km ishin rreth 19.5 mln euro. Ky është një prej akseve më të zvarritur në drejtim të punimeve, duke qenë se zbatimi i projektit nisi qysh në vitin 2013, ndërkohë që në shtator të vitit 2018 përfunduan punimet në një gjatësi prej 17.6 km që përfshinin vetëm lotin e parë. Gjatë inaugurimit të këtij segmenti, ministri i asaj kohe i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri premtoi se qeveria do të financonte dhe 2 lotet e tjerë të veprës. Teksa premtimi i përforcua edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili gjithashtu premtoi se në vitin 2019 do të fillonte edhe ndërtimi i pjesës tjetër të mbetur të rrugës, për të çuar deri në fund të gjithë projektin.

Ku po shkojnë 4.3 milion euro?

Problemi qëndron se qeveria do të akordojë 4.3 mln € shtesë për rrugën Korçë-Ersekë kompanisë A.N.K për të mbuluar shembjen dhe mos punimin sipas standarteve të rrugës që është kryer në lotin e parë. Shembja ndodhi në vendin e quajtur Qafa e Qarrit, që është në pjesën e parë të lotit të dytë.

Ndërkohë fondet shtesë që qeveria është duke akorduar tani i përkasin një tjetër segmenti, që është në pjesën e dytë të lotit të dytë dhe nuk kanë lidhje me shembjen, pra këto para po shkojnë ekstra në drejtim të kësaj kompanie dhe nuk po paguhen nga kompania siç është shprehur ARRSH. Një tjetër mashtrim nga ana e këtij institucioni është se kjo shumë do të akordohet për të paguar për punimin në lotin e dytë, ndërkohë që paratë po shkojnë për rikonstruktimin e lotit të parë.

Megjithatë sipas qeverisë, segmenti i shembur do të riparohet me paratë e vetë kompanisë ndërtuese, pa kosto shtesë për buxhetin e shtetit. Por shtesa e fundit prej 4.3 milionë eurosh është për shkak të rishikimit të projektit, pasi projekti i mëparshëm sipas ARRSH kishte gabime dhe nuk përputhej me preventivin.

E njëjta situatë ndodh dhe me Rrugën e Arbrit ku shtohen fonde gjatë gjithë kohës për të mbuluar mungesën e standarteve.

Etiketa: ARRSHministria e infrastrukturesrruga korce ersekestandartet rrugoretender

Të lidhura

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet
Aktualitet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

Me vetëm 64 kuti votimi të pambyllura nga 5,225 në total, përbërja e re e Kuvendit po merr formën përfundimtare....

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe
Aktualitet

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ndërsa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit po shkon drejt përfundimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

20:36 13/05/2025
Para
A do ngrihen përsëri në protesta studentët e mjeksisë?

A do ngrihen përsëri në protesta studentët e mjeksisë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.