Skip to content
Të Gjitha

Pa sëmundje shoqëruese, ja kush është 37-vjeçari nga Korça që humbi jetën nga Covid-19

· 1 min lexim

Koronavirusi vijon të marrë jetë njerëzish çdo ditë dhe më i riu i 24 orëve të fundit është Lorent Kreka 37-vjeç nga Korça.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se Kreka nuk kishte asnjë sëmundje tjetër shoqëruese, ndaj mbetet e paqartë çfarë ia përkeqësoi gjendjen shëndetësore deri në humbjen e jetës.

Kreka kishte rezultuar pozitiv me koronavirus disa ditë më parë me simptoma të lehta, por u nis me urgjencë drejt Tiranës pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Më herët, kanë qenë të infektuar edhe prindërit e tij, por kanë arritur ta kalojnë sëmundjen pa pasoja për jetën. Ndërkohë mësohet se Lorent Kreka ishte pronar i një lokali në pazarin e Korçës.