Ka mjaftuar raporti i fundit nga OSBE/ODIHR që Qeveria dhe opozita të përplasen sërish me njëra-tjetrën.
Më herët gjatë ditës, Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, vuri theksin tek problemet që opozita krijoi për pengimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.
Sipas tij në raportin në fjalë, vecohet sjellja e PD dhe LSI, përpara godinës së Kryeministrisë.
“Kësaj rradhe kemi pasur shumë më shumë sesa bojkoti nga opozita. Jemi ekspozuar nga një dhunë vandaliste para dhe pas procesit zgjedhor.
Këtë e thotë edhe raporti. Madje kemi pasur tentativa për bllokim të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE”- than ë fjalën e tij ministri në detyrë, Cakaj.
I menjëhershëm ishte reagimi nga selia e Partisë Demokratike, me sekretarin e Përgjithshëm, Gazmend Bardhit.
Drejtuesi i lartë i Opozitës theksoi mëse njëherë se zgjedhjet nuk ishin demokratike, madje ai tha se se raporti nuk ishte për Opozitën.
Sipas sekretarit të PD, ky raport ishte i qartë dhe evidentoi përgjegjësinë e Qeverisë për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
“Opozita kërkon vetëm dënim të kriminelëve, siç dëshmuan dosjet “184” dhe “339. Rama jo vetëm që nuk është distancuar nga hajdutët e zgjedhjeve, por kryehajdutin e Dibrës e ka marrë në mbrojtje, duke e bërë kryetar të administrimit zgjedhor. Raporti nuk ishte për Opozitën, siç u shpreh zëdhënësi i Ramës, pasi nuk është për të monitoruar veprimtarinë e saj”, e mbylli Gazmend Bardhi.
Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve
Operatori One Albania po përballet me një valë të fortë reagimesh nga abonentët, jo vetëm për rritjen e tarifave me...






