Skip to content
Politikë

Opozita protestë përpara Parlamentit, 19 deputetë të përjashtuar nga seanca

· 1 min lexim

Parliamenti i rikthehet punimeve të tij ditën e hënë. Bashkë me seancat plenare do të vijë edhe aksionet e opozitës, për të cilat deputetët demokratë janë të bindur për të vazhduar “aksionin opozitar”.

Siç duket seancat parlamentare nuk do të vazhdojnë normalisht, deri në plotësimin e kërkesave të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore dhe ndryshimin e përbërjes së komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore.

Kujtojmë se 19 deputetë të partisë demokrate nuk do të ketë mundësi të jenë pjesë e seancës plenare pasi janë përjashtuar nga sekretariati i etikës.

Aksionin brenda sallës pritet të udhëheqë kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi të cilit i ka përfunduar masa ndëshkimore prej 10 ditësh jashtë parlamentit.

Ndërkohë, jashtë sallës së seancës plenare, 30 minuta përpara fillimit të parlamentit, në orën 16:30 deputetët e përjashtuar do të protestojnë. Lajmi u komunikua të shtunën në mbledhjen e këshillit kombëtar të rithemelimit nga deputeti, Flamur Noka.