Opozita në protestë më 23 dhjetor, Berisha rikthehet në shesh pas një viti

Demokratët pritet të zhvillojnë një tjetër akt të mosbindjes civile të hënën, më 23 dhjetor, duke organizuar një protestë në kryeqytet.
Tubimi do të nisë në orën 17:00 dhe do të përqendrohet në bllokimin e trafikut në disa nyje kryesore të Tiranës.
Pikat ku do të ndalen protestuesit janë: kryqëzimi te Xhamia e Namazgjasë, Pallati me Shigjeta, sheshi Willson, rrethrrotullimi i Zogut të Zi dhe rruga pranë Bashkisë së Tiranës.
Protesta pritet të zgjasë rreth tre orë, me kërkesën kryesore për një qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme.
Kjo protestë do të shënojë gjithashtu rikthimin në shesh të liderit të opozitës, Sali Berisha, i cili pas gati një viti ka rifituar lirinë që nga 27 nëntori.