Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Opozita më e fortë se kurrë”, Berisha paralajmëron Ramën

19:29 28/12/2021
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha, ka qenë i pranishëm në përvjetorin e 31 të themelimit të PD dega Durrës.

Ai ka thënë gjatë fjalës së tij përshëndetëse, se PD është më e fortë se kurrë dhe nga tashmë e në vazhdim do të bëjë opozitë të vërtetë.

“Të dashur demokratë të Durrësit dhe themelues të kësaj dege, ish-drejtues të institucioneve vendore e qendrore. Të rinj e të reja të cilët jeni sot promotori kryesor i kësaj përpjekje të madhe të Partisë Demokratike për të marrë misionin e saj të një opozite të vërtetë e të përmbysjes së narko shtetit si formë qeverisje e bazuar në krimin dhe drogën. Si një provë qeverisje që meriton në çdo aspekt të quhet regjimi më i keq. Të dashur miq, përvjetorët janë momente reflektimi dhe bilanci. Si PD ne themeluam pluralizmin politik në Shqipëri. Themelimi i PD, shënon vendosjen e sistemit pluralist, por shënon edhe vendosjen e votës së lirë në themel të funksionimit të forcës sonë politike dhe të shoqërisë shqiptare. Sot pas 30 vitesh PD mbetet një nga dy forcat politike më të mëdha. Duhet të pranojmë që forcat politike që përmbysën diktaturat komuniste në vitet ’90, nuk i rezistuan kohës. Misioni i tyre mbaroi në atë akt madhor historik që kryen. Kjo nuk ndodhi me PD. PD, me gjithë tronditjet e mëdha që pësoi përsëri mbeti forcë kryesore politike e vendit. Ajo kishte raste, periudha, shumë herë më të vështira se simotrat e saj në vendet ish-komuniste, në të cilat ajo mund të përfundonte në arkivat e historisë. Kjo nuk ndodhi, nuk ndodhi para së gjithash, para idealeve fisnike të burrave e grave, të rinjve e të rejave, idealeve të shtresës së të përndjekurve politikë që kishin sakrifikuar mijëra jetë për idealet më të larta njerëzore.

Besimin te zoti, te Shqipëria. Janë këto ideale dhe guximi e kurajo e demokratëve për të mbrojtur ato edhe në kohëra më të vështira ato që bënë që PD të mbijetonte rebelimin komunist të ’97 dhe të përzinte me votën e lirë ata që erdhën me dhunë e terror në pushtet. Ndërkohë, po me idealet ajo ia doli në 8 vite të ndryshojë Shqipërinë më shumë se në të gjitha kohërat ndoshta të marra së bashku. Këtu qëndron edhe një nga shkaqet madhore të ringritjes së saj të fuqishme e ne sot bashkohemi këtu e jemi kudo në Shqipëri nga një opozitë në gjendje agonie, nga një opozitë në vite drite lartë të asaj që duhet të ishe PD, në një opozitë të vërtetë. Sot, unë deklaroj para jush e shqiptarëve se raporti më jetik, më vendimtar, për pluralizmin politik dhe lirie të një shoqërie është raporti i opozitës me të vërtetën. Një opozitë mund të jetë e madhe ose jo, mund të fitojë ose të humbë beteja, por gjithsesi ajo është shpresë ndjellëse. Nëse anëtarë e shohin atë si diçka të vërtetë e jo të shtirur. E vërteta është që 8 vite që kaluan ne kaluam nga një disfatë në një tjetër, por jo vetëm kaq, sepse disfata në zinxhir janë tmerrësisht të dhimbshme e ndjellakeqëse. Më shumë se kaq ne pushuam në disa aspekte së qeni opozitë e vërtetë. Kufiri midis qëndrimit opozitar të PD dhe qëndrimit kriminal të strukturuar po shuhej në qoftë se kjo e fundit me vendimet dhe veprimet e saj çdo ditë mbillte dëshpërim, pasiguri, shpunësim te qytetarët. Opozita në një lloj imitimi të saj nuk ngjallte shpresë, optimizëm. Kjo ishte një fatkeqësi e madhe kombëtare.

 

 

Ne kremtojmë sot përvjetorin e themelimit të PD në Durrës e mbarë Shqipërisë, si një opozitë vigane, si një opozitë që ka rikthyer në themelet e saj vlerat më të arrira, rikthejmë liritë dhe të drejtat e qytetarëve, rikthejmë familjen dhe vlerat e saj, rikthejmë atdhetarinë dhe patriotizmin, riktheu ato vlera që çdo shoqëri e lirë i ka mbrojtur, i ka ruajtur, i ka përcjellë nga brezi në brez. Sot ne jemi të lirë, sepse pavarësisht nga regjimi i krimit, pavarësisht nga dhuna e presoni, ne vendosëm këtë vjeshtë të ngrihemi si njerëz të lirë. Ne vendosëm t’i themi Edvin Ramës se mos luaj me opozitën, shumë shpejt do e provosh se sa do të paguash me lojën tënde me pluralizmin dhe opozitën shqiptare. Unë do ta mbyll fjalën time duke falënderuar edhe njëherë shumë përzemërsisht themeluesit. Forca politike e themeluar në dhjetor të ’90 është më e fortë e më e fuqishme se kurrë në ekzistencën e saj”, tha Berisha.

Të lidhura

Fshehu aksidentin, nis hetimi për djalin e të moshuarës që u përplas për vdekje
Aktualitet

Tentoi të kalonte trafik-ndarësen, humb jetën një kalimtare në Kavajë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur sot në Kavajë. Viktima, ende e paidentifikuar, mendohet...

09:23 15/05/2025
Starmer në Tiranë/ The Sun: Britania kërkon marrëveshje me Shqipërinë për emigrantët
Aktualitet

Starmer në Tiranë/ The Sun: Britania kërkon marrëveshje me Shqipërinë për emigrantët

Keir Starmer do të vizitojë sot Shqipërinë, duke u bërë Kryeministri i parë britanik që viziton vendin. Mediat britanike, përfshirë...

09:16 15/05/2025
Para
“Do të rrish vetëm?”, Çfarë ndodhi papritur midis Donald dhe Beatrix?

“Do të rrish vetëm?”, Çfarë ndodhi papritur midis Donald dhe Beatrix?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh

09:42 15/05/2025
Fshehu aksidentin, nis hetimi për djalin e të moshuarës që u përplas për vdekje

Tentoi të kalonte trafik-ndarësen, humb jetën një kalimtare në Kavajë

09:23 15/05/2025
Starmer në Tiranë/ The Sun: Britania kërkon marrëveshje me Shqipërinë për emigrantët

Starmer në Tiranë/ The Sun: Britania kërkon marrëveshje me Shqipërinë për emigrantët

09:16 15/05/2025
Kuota gjinore u “rrëmben” mandatin 4 kandidatëve për deputetë

Kuota gjinore u “rrëmben” mandatin 4 kandidatëve për deputetë

09:00 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.