Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Lista të hapura dhe heqje koalicionesh, reagon Opozita jashtëparlamentare: “Akt i paprecedentë, vë në rrezik stabilitetin e vendit”

19:41 13/07/2020
Reading Time: 2 min lexim

Opozita jashtëparlamentare ka dalë sot në një deklaratë të përbashkët kundër nismës së kryeministrit Edi Rama për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Opozitarët thanë se po prishet konsensusi i arritur me ndërmjetësimin e SHBA-së dhe BE-së, dhe ky akt i Ramës  i motivuar nga frika e tij nga zgjedhjet dëmton integrimin e vendit drejt Evropës.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se ditën e sotme kanë njoftuar edhe  presidentin Ilir Meta dhe ndërkombëtarët, duke paralajmëruar një kurs zhvillimesh të paparashikueshme politike në vend.

Deklarata e Opozitës
Opozita e Bashkuar dënon me forcë tentativën e Edi Ramës për prishjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore.  Ky akt i paprecedentë prish konsensusin e arritur me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE, vë në rrezik stabilitetin e vendit, si dhe dëmton seriozisht shanset e Shqipërisë për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Ky veprim diabolik po kryhet vetëm për pushtetin personal të Edi Ramës dhe motivohet prej frikës së tij nga zgjedhjet. Ai dëmton rëndë interesat e qytetarëve shqiptarë, të cilët janë braktisur dhe tradhëtuar nga kryeministri në ikje, duke i lënë të vetëm përballë krizës më të thellë të pandemisë dhe atë ekonomike që është pasojë direkte e dështimit dhe papërgjegjshmërisë së tij dhe qeverisë së tij.

Kurrë më parë nuk ka ndodhur që të ndryshohet Kushtetuta e Shqipërisë dhe rregullat e lojës së një gare elektorale në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus mes palëve pjesëmarrëse në zgjedhje. Ky provokim i ulët dhe sjellje tipike prej autokrati që ka frikë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, synon të nxisë konflikt politik në vend në prag të zgjedhjeve të ardhshme, që janë kyçe për demokracinë dhe ecurinë e Shqipërisë në rrugën e saj europiane.

Opozita e Bashkuar ka informuar zyrtarisht gjatë ditës së sotme Presidentin e Republikës dhe partnerët tanë strategjikë për këtë akt të paprecedentë që acaron më tej klimën politike në vend dhe e fut Shqipërinë në një kurs zhvillimesh të paparashikueshme.

Opozita e Bashkuar ka qenë dhe mbetet plotësisht e angazhuar në përmbushjen e thirrjes së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Joseph Borrel dhe Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi për kodifikimin pa ndryshime të marrëveshjes së 5 Qershorit, sa më shpejt në Parlament.

Të tjera

Rrëzimi i dronëve rusë në Poloni, Tusk kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s
Aktualitet

Rrëzimi i dronëve rusë në Poloni, Tusk kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s

Polonia ka njoftuar rrëzimin e disa dronëve rusë që shkelën hapësirën e saj ajrore gjatë sulmeve të fundit kundër Ukrainës,...

11:27 10/09/2025
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi: 11 shtator 2025

Dashi Sot do të ndihesh sikur gjithçka lëviz më shpejt se zakonisht. Energjia jote është e lartë, por rrezikon të...

09:00 10/09/2025
Para

Nisin aplikimet për shkollën e policisë “Patrullë e përgjithshme”, ja kriteret që duhet të plotësohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rrëzimi i dronëve rusë në Poloni, Tusk kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s

Rrëzimi i dronëve rusë në Poloni, Tusk kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s

11:27 10/09/2025
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023

Horoskopi: 11 shtator 2025

09:00 10/09/2025
Përdoren si vrasës me pagesë/ Suedia ul moshën e dënimit penal në 14 vjeç pas rritjes së krimeve nga fëmijët

Përdoren si vrasës me pagesë/ Suedia ul moshën e dënimit penal në 14 vjeç pas rritjes së krimeve nga fëmijët

00:00 10/09/2025
Finalja e parë drejt Botërorit! Shqipëria sfidon Letoninë në “Arenën Kombëtare”

Finalja e parë drejt Botërorit! Shqipëria sfidon Letoninë në “Arenën Kombëtare”

21:09 09/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.