Skip to content
Të Gjitha

Opozita e bashkuar pro Metës: “Komision hetimor ndaj DSIK-së”

· 1 min lexim

Opozita e bashkuar i ka dalë në krah vendimit të Presidentit Ilir Meta, i cili refuzoi të dekretonte Gent Cakajn si ministër të Jashtëm.

Me anë të një kërkesë të dorëzuar në Kuvend, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor, përmes të cilit duhet të verifikohet dhënja e cartifikatës së sigurisë, që DSIK ka pajisur Cakajn brenda 24-orëve.

4 pikat e kërkuara nga ana e opozitë së bashkuar:

  1. Verifikimi i ligjshmërisë dhe efekteve të veprimeve të institucioneve shtetërore në pajisjen e z. Gent Cakaj me “certifikatë sigurie” nga DSIK;
  2. Roli i Këshillit të Ministrave, Kryeministrit apo ministrave përgjegjës në shkeljen e procedurave dhe rregullave për garantimin e informacionit “sekret shteërore” dhe shkeljen e procedurave për pajisjen e z. Cakaj me “certifikatë sigurie”;
  3. Arsyet e moszbatimit të ligjit nga z. Gent Cakaj për mbi 7 muaj dhe pasojat që ka sjellë për sigurinë kombëtare dhe angazhimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në BE;
  4. Autoritetet përgjegjëse që kanë lejuar z. Cakaj, të administrojë dhe përpunojë informacion të klasifikuar, pa qenë më parë i pajisur me “certifikatë sigurie”.