Skip to content
Të Gjitha

Operacioni zgjati 7 muaj\Shpërbëhet grupi kriminal shqiptaro-kolumbian. Policia sekuestroi 2,800 bimë marihuane

· 1 min lexim

SPANJË– Policia spanjolle ka shpërbërë një bandë, e cila merrej me trafikë droge.

Operacioni i quajtur ‘Lavori’ zgjati rreth shtatë muaj.

Gjatë hetimeve policia zbuloi se grupi mbillte marihuanë në 6 vende të ndryshme në provincat e Valencias dhe më pas e trafikonte.

Gjatë arrestimit të anëtarëve të bandës, u sekuestruan 2,800 bimë marihuane.

Të arrestuarit janë 6 persona: tre burra  dhe tri gra, mes të cilëve disa janë shqiptarë dhe disa kolumbianë .

Ata janë të moshës 28 deri në 45 vjeç dhe akuzohen për : “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “Kultivim, përpunim dhe trafik droge”, “Mashtrim dhe falsifikim dokumentesh”.

Megjithatë, nuk janë zbuluar ende identitetet e të arrestuarve.