Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Operacioni “Ura”/ SPAK njoftim zyrtar

20:10 21/05/2025
Reading Time: 3 min lexim

SPAK ka publikuar detaje të plota mbi operacionin ndërkombëtar “Ura”, i cili çoi në dhënien e 52 masave sigurie ndaj anëtarëve të tre organizatave kriminale që vepronin mes Shqipërisë dhe Italisë.

Sipas njoftimit zyrtar, 29 masa sigurie janë vendosur nga Gjykata e Posaçme në Tiranë, një urdhër ndalimi është lëshuar nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa 22 masa të tjera janë miratuar nga Gjykata e Barit.

Në total, janë proceduar penalisht 40 shtetas shqiptarë dhe 12 italianë, të përfshirë në tre grupe të strukturuara kriminale, një me bazë në Durrës dhe dy të tjera që vepronin në rajonin italian të Puglias.

Në kuadër të operacionit, autoritetet shqiptare kanë sekuestruar pasuri të shumta të dyshuara si produkt i aktivitetit kriminal, përfshirë dy kompani ndërtimi, katër shoqëri tregtare dhe restorante, një agjenci pasurish të paluajtshme, një televizion kabllor, automjete luksoze dhe para në dorë. Vetëm gjatë hetimeve janë sekuestruar rreth 3 milionë euro “cash”.

Ndërkohë në Itali, janë vendosur masat e sekuestrimit për nëntë apartamente, katër kompani, shtatë llogari bankare dhe tre automjete, si pjesë e goditjes financiare ndaj rrjeteve kriminale.

Njoftimi i SPAK:

Operacion ndërkombëtar kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Në kuadër të një hetimi të përbashkët ndërkombëtar, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës së Barit (DDA), me mbështetjen e Eurojust dhe përmes ngritjes së një Skuadre të Përbashkët Hetimore, ekzekutuan sot, më 21 maj 2025, një operacion të gjerë kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale.

Operacioni rezultoi në 52 masa sigurimi personale, përkatësisht:

29 masa sigurimi të vendosura nga Gjykata e Posaçme për anëtarë të grupeve kriminale që vepronin në Shqipëri;
1 urdhër ndalimi i lëshuar nga Prokuroria e Posaçme;
22 masa sigurimi të vendosura nga Gjykata e Barit në Itali.
Në total, janë proceduar 40 shtetas shqiptarë dhe 12 shtetas italianë, të përfshirë në tre grupe të organizuara kriminale – njëra me bazë në Durrës dhe dy të tjera në rajonin e Puglias, Itali.

Gjatë hetimeve të zhvilluara në periudhën 2020–2025, janë dokumentuar 40 episode të trafikimit të lëndëve narkotike, përfshirë edhe sekuestrimin e sasive të konsiderueshme heroine dhe kokaine në Shqipëri, Itali dhe vende të tjera të Europës. Një nga episodet përfshinte transportin e 255 kg heroinë dhe kokainë në Bari, përmes korrierëve ndërkombëtarë.

Sekuestrimet e pasurive janë kryer paralelisht në të dy vendet dhe përfshijnë:

Në Shqipëri:

2 kompani ndërtimi,
4 shoqëri tregtare dhe restorante,
1 agjenci pasurish të paluajtshme,
1 TV kabllor,
automjete luksoze, para cash, etj.
Më parë, gjatë hetimeve janë sekuestruar 3 milionë euro “cash”.

Në Itali:

9 apartamente,
4 kompani,
7 llogari bankare,
3 automjete, të sekuestruara në kuadër të masës së “sekuestros preventive”.
Hetimet u bazuan në metoda të avancuara hetimore si përgjime telefonike dhe ambientale, regjistrime video,vëzhgime dhe kontrolle,analiza të komunikimeve të koduara në platformën SKYECC, dëshmi të tre bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

Autoritetet evidentuan se pagesat për lëndët narkotike kryheshin nga Italia drejt Shqipërisë përmes shoferëve të linjave ndërkombëtare të autobusëve, ndërsa vlera totale e transaksioneve të drogave të dokumentuara arrin në 4.5 milionë euro.

Gjithashtu, është dokumentuar edhe transferimi i mbi 500 mijë dollarëve nga Shqipëria drejt Amerikës Latine, si parapagim për një sasi prej 500 kg kokaine që nisej nga Guayaquil, Ekuador.

Procedurat aktualisht ndodhen në fazën e hetimit paraprak, dhe autoritetet ligjzbatuese në të dy vendet po vijojnë punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal dhe korruptiv.

Etiketa: Operacioni “Ura”SPAK

Të lidhura

Horoskopi sot: 16 Maj 2025
Horoskopi

Horoskopi sot: 22 Maj 2025

Dashi Mund të ndjeni nevojën për të dalë dhe për të provuar diçka të re. Tani është me të vërtetë...

07:58 22/05/2025
Formula 1 në horizont, nis procesi i shpronësimeve
Aktualitet

Formula 1 në horizont, nis procesi i shpronësimeve

Qeveria ka hedhur hapin e parë konkret drejt ndërtimit të një piste moderne për Formula 1 në Elbasan. Me një...

22:04 21/05/2025
Para
Operacioni “Ura”, zbardhen bisedat në Sky Ecc mes anëtarëve të organizatë

Operacioni "Ura", zbardhen bisedat në Sky Ecc mes anëtarëve të organizatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Horoskopi sot: 16 Maj 2025

Horoskopi sot: 22 Maj 2025

07:58 22/05/2025
Formula 1 në horizont, nis procesi i shpronësimeve

Formula 1 në horizont, nis procesi i shpronësimeve

22:04 21/05/2025
“Nga dhuna e burrit humba fëmijën”, nëna e dy të miturve kërkon drejtësi

“Nga dhuna e burrit humba fëmijën”, nëna e dy të miturve kërkon drejtësi

21:27 21/05/2025
Amnesty reagon pas vetëvrasjes së marokenit: Modeli Meloni sjell vuajtje dhe vdekje

Amnesty reagon pas vetëvrasjes së marokenit: Modeli Meloni sjell vuajtje dhe vdekje

21:12 21/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.