Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Operacioni “Tempulli 3”: 19 persona të arrestuar për tregtim narkotikësh në Tiranë

13:24 12/07/2024
Reading Time: 5 min lexim

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, në një deklaratë për mediat, ka prezantuar detaje të operacionit të quajtur “Tempulli 3”, duke njoftuar për një hetim të gjatë 3-mujor dhe për rezultatet e arritura. Operacioni u fokusua në kapjen dhe dokumentimin e aktiviteteve kriminale të një grupi shtetasish që operonin në tregtinë e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit, përfshirë afër shkollave dhe lokaleve të natës.

Sipas Vocajt, operacioni përfshiu përdorimin e metodave të veçanta hetimore dhe solli dokumente të vlefshme ligjore për 24 persona të përfshirë në këto veprime kriminale. Gjatë fazës së dytë të operacionit, janë arrestuar 19 persona dhe janë shpallur në kërkim 5 të tjerë. Gjykatat e Tiranës kanë caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për personat e arrestuar, të akuzuar për prodhim dhe tregtim narkotikësh.

Në kuadër të operacionit, është sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, përfshirë kokainë, heroinë dhe kanabis, si dhe janë konfiskuar mjete të tjera materiale si celularë, automjete dhe shuma të mëdha parash. Vocaj theksoi se Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është e vendosur për të luftuar veprimtarinë kriminale dhe për të garantuar sigurinë publike, duke falenderuar qytetarët për bashkëpunimin në furnizimin e informacioneve të nevojshme për hetime.

Operacioni “Tempulli 3” vazhdon, me Drejtorinë e Policisë dhe Prokurorinë e Tiranës duke vijuar hetimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe për identifikimin e të përfshirëve të tjerë në këtë rrjet kriminal.

Deklarata e Drejtorit të Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj:

”Jam sot, këtu, së bashku me zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimeve të Rënda, zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike, dhe shefin e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, për të bërë prezente fazën e dytë operacionale të megaoperacionit të koduar “Tempulli 3”, ku në funksion të 2 procedimeve penale të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndjekur për një periudhë hetimore tremujore, gjatë së cilës janë aplikuar metoda speciale të hetimit, u dokumentua me prova ligjore veprimtaria kriminale e disa shtetasve që shpërndanin lëndë narkotike kanabis, heroinë dhe kokainë, në zona të ndryshme të Tiranës, afër shkollave, si dhe në lokale nate.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në zbatim të masave të përcaktuara në paketën e sigurisë në shkolla dhe të prioritetit të Policisë së Shtetit, për të garantuar një mjedis sa më të sigurtë për nxënësit dhe për të parandaluar fenomenet negative në vijimësi, ka zhvilluar kontrolle dhe operacione për të goditur elementet dhe grupet kriminale që tentojnë të zhvillojnë veprimtarinë kriminale ku marrin pjesë të rinjtë.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, dhe në vijim të dy megaoperacioneve mbarëkombëtare “Tempulli 1” dhe “Tempulli 2”, ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka regjistruar 2 procedime penale të vitit 2024. 

Pas një hetimi tremujor të kryer me metoda speciale të hetimit nga specialistët për Hetimin e  Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u siguruan prova ligjore për dokumentinin e veprimtarisë kriminale të 24 shtetasve.

Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe u finalizua faza e dytë e operacionit “Tempulli 3”, në kuadër të të cilit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për 19 shtetas, si dhe vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të tjerë të cilët ndiqen me masa kërkimi.

Gjatë operacionit u arrestuan 19 shtetas ndaj të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar masën e sigurimit personal  “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, konkretisht: 

H., 26 vjeç, D. K., 39 vjeç, O. V., 21 vjeç, H. F., 20 vjeç, F. Gj., 32 vjeç, V. Xh., 42 vjeç, A. Xh., 52 vjeç, O. I., 62 vjeç, L. K., 26 vjeç, M. K., 32 vjeç, K. H., 24 vjeç, R. M., 25 vjeç, M. S., 18 vjeç, R. Sh., 33 vjeç, D. G., 21 vjeç, R. D. (S.), 52 vjeçe, E. B., 37 vjeçe, A. Sh., 33 vjeç, B. K., 34 vjeçe (arrestuar më parë gjatë zhvillimit të hetimeve).

Midis personave për të cilët Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur masë sigurie, është dhe shtetasi A. Xh., alias A. T., alias J. C., 52 vjeç, banues në Tiranë, i cili është arrestuar në muajin maj të këtij viti, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, për një ngjarje të ndodhur në shtetin grek.

Giithashtu po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e 5 shtetasve të tjerë.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

-1.2 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë;

– qindra doza të lëndëve të dyshuara narkotike heroinë dhe kanabis;

– 12 celularë;

-5 automjete;

-shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe valuta të tjera, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike, afër shkollave, dhe në ambiente të tjera të frekuentuara nga të rinjtë, në zona të ndryshme të Tiranës. 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentinin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë. 

Në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyer mes Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë,  gjej rastin të falenderojmë prokurorët z. Drini Pali dhe z. Adriano Dyrmishi, si dhe drejtuesin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, z. Arens Cela, për drejtimin, koordinimin dhe mbështetjen për finalizimin me sukses të dy procedimeve të fazës së dytë të megaoperacionit “Tempulli 3”.  

Njëkohësisht, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falenderon qytetarët, për informacionet e shumta të dhëna për këtë veprimtari kriminale, të cilat kanë qenë të rëndësishme për nisjen e hetimeve.

Duke përfituar nga rasti, dua të garantoj qytetarët se Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është e angazhuar maksimalisht për të garantuar rendin e sigurinë, parandalminin, evidentimin dhe goditjen e cdo paligjshmërie, dhe në këtë kuadër i ftoj përsëri që të vazhdojnë bashkëpunimin me Policinë, duke denoncuar çdo rast paligjshmërie në cilëndo fushë që ajo shfaqet, pasi së bashku ndërtojmë një ambient më të sigurtë”, tha Vocaj.

Etiketa: 20 urdher arrestedrogeTempulli 3

Të lidhura

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia
Aktualitet

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

Nga Sonila Meço: Sa u pagua Giro d’Italia? 7 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve. Përfitimi publik? Reklamë Shqipërisë tek...

21:04 10/05/2025
“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura
Aktualitet

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

Gjatë ceremonisë për nisjen e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, Kryeministri Edi Rama deklaroi se në Aeroportin e Kukësit...

17:16 10/05/2025
Para
Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, çfarë deklaruan dëshmitarët okularë

Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Vocaj zbulon detaje nga hetimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

21:04 10/05/2025
“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

17:16 10/05/2025
Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

16:59 10/05/2025
Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.