Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Operacioni blic “Abuzuesit”. Skandali në policinë e Durrësit, efektivi la të lirë shokun që akuzohej për përdhunim

17:58 10/01/2020
Reading Time: 2 min lexim

Mbrëmjen e djeshme u organizua një operacion ‘blic’ në Durrës ku u arrestuuan 17 persona, mes të cilëve edhe efektivë policie e zyrtarë shteti.

Mes të arrestuarve rezulton se është edhe specialisti i Krimeve, nën/komisar, Ermand Petova.

Ai akuzohet  se ka shpërdoruar detyrën, duke lejuar ndërtime pa leje.

Mirëpo, po ashtu ndaj tij rëndon edhe një akuzë tjetër: ai nuk ka kryer veprimet ligjore për arrestimin e një shtetasi që kërkohet për përdhunim.

Sipas ‘Dosja.al’, më 9 nëntor 2019 Petova ka referuar materialet hetimore në ngarkim të Sami Hoxhës, një shtetas i akuzuar nga gruaja V.J., se kishte kryer marrëdhënie seksuale me forcë në makinën e tij.

Sami Hoxha është shpallur më 5 nëntor 2019 në kërkim, me kartelën ngjyrë “rozë”.

Petova ka raportuar se ka shkuar për kontroll në banesën e të akuzuarit, por nuk e ka gjetur atje.

Mirëpo, janë bërë disa verifikime sipas të cilave rezulton se nga data 6 deri më 8 nëntor, Sami Hoxha dhe Ermand Petova, kanë komunikuar në telefon, për shkak të njohjes mes tyre.

“Më datë 5 nëntor, nga ana e specialistit të krimeve të rënda janë referuar materialet në Prokurorinë e Durrësit për shtetasin S., i datëlindjes 25 shtator 1987, banues në fshatin Rr., sepse më datë 3 nëntor 2019 ka bërë një kallëzim penal shtetësja me inicialet V., pasi në fshatin Rrotull është përdhunuar nga S. Më 5 nëntor 2019, ky shtetas është shpallur në kërkim pasi akuzohet për veprën penale marrëdhënies seksuale me dhunë me të rritura. Specialisti i krimeve E., ka raportuar se ka vajtur për kontroll banese tek banesa e shtetasit S., dhe nuk e ka gjetur atë në shtëpi”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Siç shihet nga tabulatet telefonike, ndonëse polici ka informacion se Sami Hoxha është në shtëpi, ai nuk merr asnjë masë ndaj tij.

Po ashtu, Petova ka neglizhuar edhe një tjetër rast.

Më 10 nëntor 2019, ai ka marrë në dorëzim një denoncim për vjedhjen e një dyqani në fshatin Rrotull.

Efektivi nuk ka referuar asnjë person në prokurori, ndonëse për këtë ngjarje ka patur dijeni  edhe Shefi i Stacionit, Sami Xhafaj, SPZ, Petrit Neziri

Tashmë Petova është arrestuar dhe pritet që Prokuroria të marrë vendimin ndaj tij dhe 16 të arrestuarit e tjerë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: abuzuesitoperacioni blicpolicia e Durresit

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para

Kundërshtuan me dhunë efektivët e policisë. Arrestohen tre persona, pas ndërhyrjes së shërbimeve të tjera

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip