Skip to content
Kryesore

Operacioni antidrogë në Tiranë, kush janë dy të rinjtë e arrestuar

· 1 min lexim

Policia e Tiranës ka realizuar një operacion antidrogë, ku janë sekuestruar rreth 1 kg kokainë dhe janë arrestuar dy persona, Klajdi Serjani, (nipi i Pajtim Serjanit), dhe Xhenjo Manushi.

Ata u kapën në afërsi të kthesës së Kamzës, pranë terminalit të autobusëve, ku kanë qenë nën mbikëqyrje prej të paktën 6 muajsh.

Dy të arrestuarit shpërndanin kokainën kryesisht në zonën e ish-parkut dhe në disa zona të tjera të kryeqytetit.

Ata udhëtonin me një makinë luksoze dhe u arrestuan sapo dolën nga automjeti me çantën që përmbante lëndën narkotike.